Lulzim Basha ndan në 2 pjesë demokratët, ata që duhen hequr qafe...

Lulzim Basha ndan në 2 pjesë demokratët, ata që duhen hequr qafe dhe ata që duhet të bëjnë autokritikë

54
0
Shares

Lulzim Basha takoi sot demokratët e degës 2 në Tiranë ndërsa vijoi sulmet ndaj Berishës si dhe ngulmoi të kategorizonte demokratët në 2 lloje: demokratë që nuk meritojnë të jenë në PD dhe demokratë që përmes autokritikës mund të kthehen sërish.

”Njëri kordinon sulmin mbi PD, tjetri financon foltoren, tjetri zbaton skenarin për shkatërrimin e PD. Të tre kanë të njëjtin hall, të tre duan ta mbajnë Shqipërinë peng. Kushdo e ka të qartë se Berisha-Rama-Meta janë bashkë, dhe se në Shqipëri ka vetëm një opozitë, që është PD. Zgjidh Ramën dhe merr Berishën dhe Meten. Zgjidh Berishën e Meten dhe merr Ramën”, tha Basha përpara një grupi personash.

Në vijim Basha mori sitën të ndante ata që i duhen PD dhe ata që nuk i duhen asaj.

”Por kemi padiskutim edhe gabimet tona, një pjesë të përgjegjësive për ato premtime të pambajtura si fjala bie në raport me dy shtresa shumë të rëndësishme që nuk kanë ku të përplasen tjetër, nuk kanë shtëpi tjetër, janë pa shtëpi në qoftë se Partia Demokratike nuk është shtëpia dhe çatia e tyre, të përndjekurit dhe pronarët. Apo në raport edhe me çështje të tjera që i kemi marrë përsipër e nuk i kemi çuar në fund apo për të cilat kemi marrë kosto të madhe para qytetarëve, një pjesë e përgjegjësive dhe përgjegjësve qëndronin në radhët tona, jo vetëm në radhët tona se ne nuk i kemi pasur problem t’i kemi në radhët tona për sa kohë tregonin pendesë dhe për sa kohë që partia të bëhej mburojë para ligjit për ta. Në zonat informale ku na thonin “ku e keni legalizimin që na e premtuat?!”. Tek pronarët që na thonin “ku i keni pronat që na i premtuat?!” Tek të përndjekurit, tek sipërmarrja. E pra miqtë e mi, dy gjëra i dimë fare mirë: Të ndryshosh, do të thotë të përmirësosh.

Dhe të ndryshosh në mënyrë të rregullt, do të thotë t’i afrohesh perfeksionit. Ne e kemi nisur këtë ndryshim dhe jemi të vendosur ta çojmë deri në fund. Po ky ndryshim nuk mund të jetë i plotë, pa u shkëputur nga vargojtë e të shkuarës. Dhe për këtë, askush në këtë sallë nuk duhet të ketë iluzionin më të vogël. Askush jashtë kësaj salle, që shikon tek ju, ka sytë tek lidershipi i degës 2, nuk duhet të ketë, iluzionin më të vogël. Sepse në këtë moment, kur kemi thënë zgjedhim të ardhmen dhe ecim përpara, çdo hap pas, është jo thjesht gabim, por mund të jetë fatal. Jo thjesht për interesat tona si demokratë, por për interesat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Ju po e shihni, ditë pas dite, mbrëmje pas mbrëmjeje. Përballja është e qartë, në Shqipëri ka vetëm një opozitë, kundër qeverisë më të korruptuar që ka njohur vendi në 30 vite, qeverisë më të korruptuar të Ballkanit, siç e nxori prapë raporti i fundit ndërkombëtar i Transparency Internacional. Ka vetëm një opozitë dhe kjo është Partia Demokratike e Shqipërisë, që është një dhe vetëm një, jo dy. Ka vetëm një opozitë garante të interesit publik që përballet me të gjitha format dhe mënyrat me të keqen. Dhe gjithë të tjerët janë bërë bashkë”, tha Basha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY