Yuri Kim takim me Bashën, a e zgjat krizën në PD mbështetja...

Yuri Kim takim me Bashën, a e zgjat krizën në PD mbështetja pa kushte e Kim për kryetarin e selisë

60
0
Shares

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka pritur sonte në një takim kreun e PD, Lulzim Basha pas një periudhe të ngjeshur me ngjarje në partinë më të madhe të opozitës, tashmë të përçarë.

“Faleminderit PD dhe Lulzim Basha per ketë takim të shkëlqyer për çështjet në SHBA, marrëdhëniet, duke përfshirë edhe mënyrat për të forcuar institucionet demokratike, për të luftuar korrupsionin dhe investimet nga veriu në jug. Opozita e fortë është thelbësore për demokracinë.”- shkruan Kim në Twitter ndërkohë që zyra e Bashës nuk ka bërë njoftim rreth këtij takimi.

Yuri Kim është qartësisht në anë të Bashës në krizën në PD duke kontribuar në zgjatjen e krizës dhe vështirësinë për ti dhënë fund asaj në një kohë të shkurtër.

Mbështetja e ambasadores Kim për Bashën e ka mbajtur këtë të fundit deri tani në zyrën e selisë por nuk e ka ndihmuar të ketë një shumicë brenda PD as pas përjashtimeve që kreu fill pas 8 janarit.

Nëse ambasada amerikane nuk do të mbante anë rrjedha e ngjarjeve në PD do të ishte me e natyrshme dhe do ti përgjigjej realitetit dhe aspiratave të vetë demokratëve. Qartësisht atje janë dy palë dhe Basha është njëra, tashmë e verifikuar si pakicë nga dy kuvendet e PD, ai i 11 dhjetorit dhe ai i 18 dhjetorit. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY