Shkatërrohen dy grupe kriminale shqiptare në Itali ndërsa gjatë operacionit janë sekuestruar pasuri me vlerë deri në 2 mln euro që përfshijnë makina, pasuri të paluajtshme dhe para të thata.
Pasuritë i përkasin dy grupeve kriminale me origjinë shqiptare që trafikon drogë në territorin e Venetos.
Hetimi përfshiu 33 persona të cilin operonin konkretisht në Venecia, Padova, Treviso dhe Verona ndërsa fijet e tyre arrinin deri më Lombardi.
Gjatë operacionit janë vënë në pranga 18 persona, ndërsa u sekuestuan 25 kg kokainë dhe 11 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë, njoftuan mediat italiane.
Grupet shqiptate të drogës ia dalin të pastrojnë paratë në Tiranë përmes përfshirjes në ndërtime ose blerjeve të pasurive të paluajtshme në këtë qytet. Disa nga emrat e njohur të trafikut jamë pajisir edhe me leje ndërtimi e kontrata koncesionare nga bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj Erion Veliaj. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/