Kreu i Bashkisë Erion Veliaj ka refuzuar të marrë pjes bë dëgjesën e kërkuar nga disa deputetë të PD. Në orën 14.00, në komisionin e ligjeve pritej të zhvillohej seanca dëgjimore për banesat tek 5 Maji. 1/3 e deputetëve të PD e kërkuan seancën dëgjimore, sapo nisën prishjet e shtëpive të banorëve, më 19 Janar.
Seanca është shtyrë sërish me kërkesë të deputetëve Dhurata Çupi dhe Enkelejd Alibeaj deri në praninë e kreu të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Në seancë dëgjimore ishin thirrur:
1. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Velaj
2. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano
3. Avokati i Popullit, Erinda Ballanca
4. Përfaqësues të banorëve të prekur nga projekti.
Një ditë më parë, selia e PD bëri kallëzim penal në SPAK kundër Erion Veliajt, pasi ndërtimi tek 5 Maji i ëshë dhënë një trafikanti droge në kundërshtim me ligjin. Kallëzimi është bërë për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera, pasi Bashkia e Tiranës i dha një tender me vlerë mbi 10 milion euro, kompanisë në pronësi të shtetasit Anton Gjinaj alias Pashk Rapi, person me rekorde të rënda kriminale. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/