Komisioni i Rithemelimit të PD paditi sot në SPAK Spartak Brahon me akuzën për shpifje pasi tha në media se një deputet me inicialet E.A do të vritej, duke iu referuar Enkelejd Alibeajt.
“Ne Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, me cilësinë e viktimave akuzuese, duke shprehur konsideratat tona për Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i drejtohemi kësaj të nderuare gjykatë, me një kërkesë me palë të akuzuar ish deputetin Spartak Braho”, thuhet në kallëzimin e Rithemelimit.
Braho duke folur në një media bëri diversion pak kohë oara protestës tek PD.“Mos të keni iluzion se nuk do të ketë dhunë. Do të ketë nga këta që edhe nuk përmbahen, nga të dhënat që kam unë mund të ketë edh vrasje. Një personalitet deputet, me inicialet…, rrezikon të vritet nesër. Berisha nuk bën dot pa gjak. E.A, të ruhet, këtë këshillë i jap, të ruhet nesër. Janë situata që dalin nga kontrolli që dalin nga jashtë një shenjë duhet e dalin jashtë, edhe ai nuk e ka problem se e thotë si me Azem Hajdarin që nuk e vrava unë, por Izet Haxhia.”
Braho nuk tregoi se ku i kishte marrë këto informacione, por e paralajmëroi deputetin të ruajë krahët. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/