Qeveria zvogëlon sipërfaqen e Parkut Kombëtar ‘Butrinti’, preken kufijtë historikë të qytetit...

Qeveria zvogëlon sipërfaqen e Parkut Kombëtar ‘Butrinti’, preken kufijtë historikë të qytetit antik

90
0
Shares

Qeveria ka prekur sot përmes një vendimi kufijtë e Parkut Kombëtar Butrinti, duke e zvogëluar sipërfaqen nga 9400 ha në 8600 ha, pra rreth 800 ha.

Më poshtë është lista e parqeve të tjera kombëtare ku janë përcaktuar kufijtë e rinj zë tyre.

Vendimi i plotë:

1.Miratimin e ndryshimit të statusit dhe të sipërfaqes së ekosistemeve natyrore “Lugina e Valbonës” dhe “Theth”, shpallur “park kombëtar” (kategoria II e zonave të mbrojtura) dhe “Lumi i Gashit”, shpallur “rezervë strikte natyrore” (kategoria I e zonave të mbrojtura), në park kombëtar “Alpet e Shqipërisë” (kategoria II e zonave të mbrojtura), nga 2 630.0 (dy mijë e gjashtëqind e tridhjetë pikë zero) ha, 8 000.0 (tetë mijë pikë zero) ha dhe 3 000.0 (tre mijë pikë zero) ha, në total 82 844.65 (tetëdhjetë e dy mijë e tetëqind e dyzet e katër pikë gjashtëdhjetë e pesë) ha, sipas aneksit nr.1, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së ekosistemit natyror “Bredhi i Hotovës – Dangëlli”, shpallur “park kombëtar” (kategoria II e zonave të mbrojtura), nga 34 361.1 (tridhjetë e katër mijë e treqind e gjashtëdhjetë e një pikë një) ha në 36 003.76 (tridhjetë e gjashtë mijë e tre pikë shtatëdhjetë e gjashtë) ha, sipas aneksit nr.2, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

3. Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së ekosistemit natyror/ligatinor “Butrint”, shpallur “park kombëtar” (kategoria II e zonave të mbrojtura), nga 9 424.4 (nëntë mijë e katërqind e njëzet e katër pikë katër) ha në 8 622.2 (tetë mijë e gjashtëqind e njëzet e dy pikë dy) ha, sipas aneksit nr.3, i cili përmban hartën në shtojcën 1, tabelën e koordinatave në shtojcën 2 dhe koordinatat e nënzonës së trashëgimisë e peizazhit kulturor në shtojcën 3, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

4. Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së ekosistemit natyror/ligatinor “Divjakë-Karavasta”, shpallur “park kombëtar” (kategoria II e zonave të mbrojtura), me sipërfaqe nga 22 230.2 (njëzet e dy mijë e dyqind e tridhjetë pikë dy) ha në 22 389.08 (njëzet e dy mijë e treqind e tetëdhjetë e nëntë pikë zero tetë) ha, sipas aneksit nr.4, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

5. Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së ekosistemit natyror “Malit i Dajtit”, shpallur “park kombëtar” (kategoria II e zonave të mbrojtura), nga 29 384.18 (njëzet e nëntë mijë e treqind e tetëdhjetë e katër pikë tetëmbëdhjetë) ha në 28 561.85 (njëzet e tetë mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e një pikë tetëdhjetë e pesë) ha, sipas aneksit nr.5, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

6. Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së ekosistemit natyror “Lurë – Mali i Dejës”, shpallur “park kombëtar” (kategoria II e zonave të mbrojtura), nga 20 242.78 (njëzet mijë e dyqind e dyzet e dy pikë shtatëdhjetë e tetë) ha në 19 288.88 (nëntëmbëdhjetë mijë e dyqind e tetëdhjetë e tetë pikë tetëdhjetë e tetë) ha, sipas aneksit nr. 6, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

7. Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së ekosistemit natyror “Llogora”, shpallur “park kombëtar” (kategoria II e zonave të mbrojtura), nga 1 010 (një mijë e dhjetë) ha në 1 769.2 (një mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e nëntë pikë dy) ha, sipas aneksit nr.7, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

8. Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së ekosistemit natyror “Mali i Tomorit”, shpallur “park kombëtar” (kategoria II e zonave të mbrojtura), nga 26 106.176 (njëzet e gjashtë mijë e njëqind e gjashtë pikë njëqind e shtatëdhjetë e gjashtë) ha në 27 158.5 (njëzet e shtatë mijë e njëqind e pesëdhjetë e tetë pikë pesë) ha, sipas aneksit nr.8, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

9. Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së ekosistemit ujor/detar “Karaburun – Sazan”, shpallur “park kombëtar detar” (kategoria II e zonave të mbrojtura), nga 12 428 (dymbëdhjetë mijë e katërqind e njëzet e tetë) ha në 12 437.7 (dymbëdhjetë mijë e katërqind e tridhjetë e shtatë pikë shtatë) ha, sipas aneksit nr.9, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

10. Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së ekosistemit natyror “Shebenik”, shpallur “park kombëtar” (kategoria II e zonave të mbrojtura), nga 33 894.25 (tridhjetë e tre mijë e tetëqind e nëntëdhjetë e katër pikë njëzet e pesë) ha në 34 507.9 (tridhjetë e katër mijë e pesëqind e shtatë pikë nëntë) ha, sipas aneksit nr.10, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

11. Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së ekosistemit natyror “Prespa”, shpallur “park kombëtar” (kategoria II e zonave të mbrojtura), nga 27 750 (njëzet e shtatë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë) ha në 27 613.05 (njëzet e shtatë mijë e gjashtëqind e trembëdhjetë pikë zero pesë) ha, sipas aneksit nr.11, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

12. Parashikimet e akteve nënligjore të mëparshme, me të cilat janë shpallur zonat e mbrojtura të përcaktuara në dispozitat e këtij vendimi, zbatohen për aq sa nuk bien ndesh me këtë vendim.

13. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe organet përkatëse të qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY