Vihen në pranga nga policia e Tiranës 7 persona për vepra të ndryshme penale
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin në kërkim Ervin Laraku, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi në kredi”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– A. B., 17 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sattiva;
– B. T., 35 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sattiva dhe gjatë momentit të kapjes në flagrancë, ka kundështuar punonjësit e Policisë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– E. T., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi;
– A. V., 21 vjeç dhe R. H., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit me të cilin këta shtetas po lëviznin, dhe kontrollit të banesave të tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sattiva.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. D., 21 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi.
Më datë 25.01.2022, shtetasi G. V., 58 vjeç, në afërsi të kioskës të tij, ka gjetur një sasi të vogël lënde plasëse, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/