Basha në Korçë, sulme ndaj Berishës, Metës dhe Ramës: Nuk i ndahen...

Basha në Korçë, sulme ndaj Berishës, Metës dhe Ramës: Nuk i ndahen pushtetit prej 30 vitesh

42
0
Shares

Lulzim Basha ka sulmuar treshen Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta, që sipas tij nuk i ndahen prej 31 vitesh karriges së pushtetit.

Sipas Bashës, institucionet shqiptare janë kalbëzuar prej kësaj treshje, duke shtuar se Shqipëria është kthyer si në mesjetë.

“Janë kthyer në tre aktorë në një film, një tragjiko-komedi, por më shumë është një dramë që rëndon në kurrizin e shqiptarëve. Pse bëhet gjithë ky teatër, aty qeshin aty qajnë, aty lavdërojnë aty shajnë, aty godasin, aty shkelin syrin njëri-tjetrit.

Pse bëhet gjithë ky teatër për të maskuar një tjetër dramë të madhe që është produkt i politikës që ka humbur fytyrën njerëzore, që janë institucionet e kapura. Përvetësimi i pushtetit, shtimi dhe ruajtja e pasurive të vëna në mënyrë korruptive, këto kanë sjellë asgjësimin e institucioneve të vendit. Sa prej jush nuk dinë më ku ta qajnë hallin.

Duhet të pastrohet politika, veting i politikanëve, largim nga politika të atyre që nuk justifikojnë dot pasurinë e tyre apo të familjarëve. Së dyti duke garantuar që cdo politikan që vë në shërbim të tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve të mos dënohet më gjobë por me të paktën sa dënohet në Itali, me 22 vjet burg. Vrasja e zgjedhjeve vret shpresën, vret mirëqenien, largon masivisht të rinjtë dhe shqiptarët nga vendi. Ndaj beteja jonë që është arsyeja e vetme pse ndodhemi në Parlament. Aty dhe kudo beteja jonë nuk bëhet për veten tonë, beteja jonë bëhet për shqiptarët për ndarjen e politikanëve nga krimi. Do bëjmë gjithçka për një reformë territoriale që ta kthejë pushtetin vendor jo në luks për pushtetarët, por shërbim për qytetarët.

Krerët e disa institucioneve Kushtetuese të gjithë duhet t’i nënshtrohen një kontrolli të imtësishëm. Të gjithë këta duhet të justifikojnë pasuritë e tyre, secili duhet të jetë jo i paprekshëm, por të largohet nga zyra dhe të dënohet me burg nëqoftëse vërtetohet se atë zyrë e ka marrë me ndihmën e krimit. Në këtë mënyrë pastrohen rreshtat e parë, të dytë, të tretë të institucioneve që janë zaptuar nga njerëz që nuk përfaqësojnë qytetarët”, tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY