Ish-Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër soz Agron Kapllanajn, ish kreu i bashkisë së Mallakastrës dhe një nga njerëzit e afërt të Bashës.
“Agron Kapllanaj ka përfituar 32 milionë euro fonde nga shteti shqiptar, në një kohë kur bashkitë qeverisen nga socialistë”, tha Berisha Duke e thirrur atë si “Pallat Kapllani”.
“Çfarë zgjedhjesh bën ai që i thotë demokratëve se në antikuvendin e tij marrin pjesë 5004 delegatë kur salla kishte gjithsej 1958 karrige. Mos harroni që ato janë vendime të paligjshme. Edi Rama dhe Lulzim Brava janë në garë si e si të shtypin më shumë votën e lirë dhe liritë tuaja. Do ju bëj një pyetje, demokratëve të Patosit; Me cilin je ti, me atë që ju hedh gaz helmues, bomba shurdhuese, lëndë neuroparalizuese votuesve të tij që nuk ka ndodhur kurrë më parë, apo me demokratët e Patosit dhe krejt Shqipërisë që duan të qëndrojnë si demokratë të vërtetë dhe që duan të luftojnë kundër regjimit? Shtrojani pyetjen çdo demokrati, me cilin je ti me Lul Bravën e Parkut të 4 hajdutëve, që ka shitur selinë për të ndërtuar pallate me Ramën dhe Veliajn, me cilin je ti me Pallat Kapllanin që fiton gjatë qeverisjes socialiste dhjetëra milionë euro dhe vjen prish shtëpitë e njerëzve për të ndërtuar pallate me Lulzim Bashën. Këta janë gjakpirës more, janë hajdutër, asgjë më shumë. Ti them unë atij Pallat Kapllanit, si i fitove 32 milionë euro me bashkitë socialiste këtë periudhë? Sa pagove? Tani na hiqesh si demokrat. Ti je një turp që duhet të largohesh menjëherë nga PD. Sigurisht se mund të ketë marrë ndonjë pallat te Parku 4 hajdutëve”, tha Berisha në takimin me denokratët e Patosit me rastin e 31 vjetorit të themelimit të PD. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/