Gugallja dhe Zoto në kërkim ndërkombëtar. Presioni i Veliaj nga kunetërve të...

Gugallja dhe Zoto në kërkim ndërkombëtar. Presioni i Veliaj nga kunetërve të Lefter Kokës, që Koka të mbyllë gojën

85
0
Shares

SPAK shpalli në kërkim ndërkombëtar dy pronarët e kompanive të inceneratorëve, të cilët ia dolën ti fshihen policisë ndërsa u arrestua ish-ministri Lefter Koka.

Materialet për Stela Gogallen dhe Klodian Zoton u janë përcjellë partnerëve ndërkombëtarë.

Policia e Shtetit nuk ka mundur t’i gjejë këta shtetas në Shqipëri dhe i ka kthyer përgjigje SPAK ndërkohë që është e qartë se aksioni i policisë ose është dekonspiruar nga ministrat e përfshirë në skandal ose nga vetë policia siç ndodh herë pas here.

Ndërkaq kreu i Bashkisë së Tiranës që është i përfshirë në paligjshmëri përmes dy vendimeve po drejton një fushatë presioni ndaj kunetërve të Lefter Kokës, biznesmenëve Armando dhe Agron Duka.

Presioni i Veliaj është pjesë e strategjisë për të mbyllur hojën e Lefter Kokës në burg. Në mënyrë flagrante në presion u përfshi edhe drejtoria e Tatimeve duke ushtruar kontrolle të befta në bizneset e vëllezërve Duka.

SPAK, prokurorët dhe 29 hetuesit bëjnë sikur nuk shohin gjë.

Akuza për inceneratorët:

Sipas SPAK, duke vlerësuar në tërësi provat e administruara, krijohen dyshime të arsyeshme se shtetasi Lefter Koka ka konsumuar veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” , kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 e 25, 260 dhe 287/2 të Kodit Penal.

Bazuar në argumentet e mësipërme, janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasit S.G dhe K.Z kanë konsumuar veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” , kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245 e 25 dhe 287/2 i Kodit Penal.

RRETHANAT E FAKTIT

Nga veprimet hetimore të kryera dhe nga vlera provuese e provave të mbledhura krijohen dyshime të arsyeshme dhe të bazuara në prova dhe krijohet bindja se nga shoqëritë tregtare “Albtek Energy” sh.p.k. (shoqëria që ka përfituar konçensionin) dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k. (shoqëria që ka zbatuar punimet për ndërtimin e objektit të konçensionit) janë pranuar fatura tatimore shitje dhe janë paguar detyrimet financiare për këto fatura tatimore për disa shoqëri tregtare, për punime që në të vërtetë nuk janë kryer nga këto shoqëri tregtare.

  • Shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k. ka deklaruar në librin e blerjes faturat tatimore të shitjeve nga këto shoqëri tregtare në total në vlerën 368.672.760 lekë (ose rreth 2.950.000 Euro).
  • Shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k. ka deklaruar në librin e blerjes faturat tatimore të shitjeve nga këto shoqëri tregtare në total në vlerën 91.963.141 lekë (ose rreth 735.000 Euro).

Gjatë hetimeve paraprake për këtë proçedim penal janë mbledhur dhe janë siguruar provat e nevojshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shumat monetare 368.672.760 lekë  dhe 91.963.141 lekë, që iu janë faturuar shoqërive “Albtek Energy” sh.p.k. dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k. dhe që janë paguar më pas nga këto dy shoqëri tregtare, përbëjnë përfitime materiale të parregullta që i janë dhënë shtetasit Lefter Koka, në cilësinë e ish Ministrit të Mjedisit, në këmbim të favorizimit të padrejtë të shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k. në zhvillimin e proçedurës së dhënies së konçensionit dhe në lidhjen e kontratës së konçensionit me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Elbasan, për prodhimin e energjisë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY