Si e gjetën Arlenin përmes kamerave të sigurisë në Durrës

Si e gjetën Arlenin përmes kamerave të sigurisë në Durrës

56
0
Shares

34-vjeçari Arlen Hasanaj një sipërmarrës nga Durrësi u ndalua një natë më parë pasi u gjet si pereoni që vuri tritolin në shtëpinë e kreut të FSHF, Armando Duka.

Për identifikimin e tij grupi hetimor ka ndjekur kamerat e sigurisë në rrugët që Hasanaj zgjodhi për t’u larguar nga vendi i ngjarjes fillimisht ecje deri në afërsi të portit nga ku më pas me anë të një automjeti ka shkuar në një pallat.

Arsyet përse mbrëmjen e së hënës 34-vjeçari vendosi rreth 200 gramë tritol në portën e banesës së Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, ende nuk janë bërë të njohura.

Detajet e policisë:

Durrës/Vihet në pranga autori i dyshuar i vendosjes së tritolit në portën e jashtme të banesës së shtetasit A. D.

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi i posaçëm hetimor i përbërë nga strukturat hetimore të DVP Durrës dhe të Drejtorisë së Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, i shtetasit A. H., 34 vjeç, banues në lagjen nr.4, Durrës.

Arestimi i këtij shtetasi u bë pasi, nga veprimet e para hetimore, dyshohet se është autori i vendosjes së tritolit në portën e jashtme të banesës së shtetasit A. D., ngjarje e ndodhur në datën 24.01.2022.

Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e provave të tjera ligjore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY