Kreu i bashkisë Erion Veliaj ka paditur federatën e futbollit për shpërdorim detyre një ditë oasi dështoi të marrë degën e federatës për Tiranën.
Padia e plotë:
KALLZIM PENAL
KALLZUES:Erion Veliaj, Kryetari i BashkisëTiranë, në cilësinë e aksionerit te Klubit të Futbollit Tirana.
ME OBJEKT:Kallëzim i veprës penale të “Falsifikimi i dokumentave” dhe, “Shpërdorim detyre”, “parashikuar nga neni 186 dhe 248 i Kodit Penal.
KUNDËR:Z. Ilir Shulku, me detyre Sekretar i Përgjithshëm i Federatë Shqiptare të Futbollit.
Z. Ardian Haçi, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë.
BAZA LIGJORE:Nenet 280, 283 te K.Pr.Penale dhe neni 186, 248 i Kodit Penal.
DREJTUAR:Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tirane.
Drejtorisë Vendore së Policisë së Shtetit Tiranë.
PËR DIJENI:Prokurorisë së Përgjithshme.
I nderuar Z. Prokuror!
I nderuar Drejtor i Policisë Vendore Tirane
Bazuar ne nenet 280 dhe 283 të K.Pr.Penale parashtrojmëkëtë kallëzim penal për veprat penale të sipërcituar, duke parashtruar rrethanat e fakteve konkrete ku bazohet kallëzimi, provat me të cilat vërtetohen këto fakte si dhe dispozitat ligjore penale të cënuara.
RRETHANAT E FAKTEVE
Kallëzimi mbështetet në veprimet e kundraligjshme tëndërmarra nga shtetasit Ilir Shulku dhe Ardian Haçi, nëprocedurën e zgjedhjes së Kreut të Shoqatës Rajonale tëFutbollit të Tiranës. Në vijim Ju parashtrojmë në mënyrëpërmbledhëse rrethanat e faktit e vertetuar me prova mbështetëse, konkretisht:
Rezulton se me datë 24.01.2022, rreth orës 15:00, ka qenëplanifikuar të zhvillohej mbledhja e delegatëve për zgjedhjen e Kreut të Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës, ku në garë kanë qënë dy kandidatë, konkretisht z. Krenar Alimehmeti, si dhe z. Eduard Prodani, i cili ështëtërhequr pak pas nisjes së mbledhjes, pasi janë konstatuar një sërë shkeljesh ligjore dhe mungese absolute transparence, për shkak se nuk janë vënë në dispozicion paraprakisht lista e delegatëve me të drejtë vote.
Ju bëjmë me dije se Bashkia Tiranë është aksionere e Klubit të Futbollit Tirana dhe pjesë e Shoqatës Rajonale e Futbollit të Tiranës, e cila përbëhet nga 41 persona juridikë, ku secili prej anëtarëve përzgjedh delegatët përfaqësues me të drejtë vote, në zgjedhjen e kreut të ri tëshoqatës.
Në ambientin ku ishte planifikuar të zhvillohej mbledhja kanë qënë prezent 67 anëtarë nga 41 që duhet të jenë, ku 24 anëtarë kanë qënë persona anonim (delegatë jo-legjitim) të përzgjedhur në mënyrë të kundraligjshme nga përfaqësues të FSHF-së, me qëllim ndikimin në procesin e zgjedhjes së Kreut të Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës, duke paracaktuar rezultatin.
Konstatohen shkelje të kundraligjshme në kuadër tëzhvillimit të mbledhjes përkatëse, konkretisht:
Shkeljet nga personat përgjegjës janë bërë me një qëllim tëvetëm, ndikimin apo paracaktimin e rezultatit të zgjedhjes së Kreut të Shoqatës së Futbollit të Tiranës, sipas interesave klienteliste të kreut aktual të FSHF-së.
Ndodhur para këtij fakti, kërkojmë kryerjen e një hetimi të plotë nga organi i akuzës, në lidhje me identifikimin e plotë të listës së delegatëve pjesmarrës në mbledhjen e zhvilluar me datë 24.01.2022, për zgjedhjen e Kreut të Shoqatës së Futbollit të Tiranës. Kerkojme ne menyre te menjehershme sekuestrimin gjithe dokumentacionin e hartuar nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe nga Shoqata Rajonale e Futbollit Tirane, si dhe te gjithe serverat e ketyre dy institucioneve me qellim sigurimin e provave per faktet penale te referuara dhe ndalimin e vijimit te shkeljeve te metejshme qe do sjellin si pasoje deformimin kriminal te vullnetit te anetareve te ketyre OJF-ve. Kërkojmë marrjen e masave të menjëhershme dhe ndjekjen penale të shtetasit Ilir shulku dhe Ardian Haçi, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Federates Shqiptare te Futbollit dhe Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, si personat pergjegjes per administimin e dokumentacioni elektronik dhe fizik te institucioneve qe perfaqesojne.
LIGJI I APLIKUESHËM
Kodi i Procedures Penale, ne nenet e tij 280 dhe 283 parashikon se:
Neni 280
Marrja dijeni për veprën penale
Prokurori dhe policia marrin dijeni për veprën penale me iniciativën e vet dhe me njoftimin e bërë nga të tjerët…..
Neni 283
Çdo person që ka marrë dijeni për një vepër penale që ndiqet kryesisht duhet ta kallëzojë atë. Në rastet e caktuara me ligj kallëzimi është i detyrueshëm…..
Objekti i kesaj vepre penale jane mardheniet juridike te vendosura per te siguruar veprimtarine e rregullt te administrates publike, te organizatave, firmave te mbrojtura posacerisht nga legjislacioni penal nga veprimet ose mosveprimet kriminale.
Nga ana objektive, vepra penale kryhet ne dy forma kryesore:
a) me ane te falsifikimit te dokumentave, ndryshim identiteti, moshes etj.
b) me perdorimin e dokumenteve te falsifikuara…
Referuar praktikes gjyqesore qendrimi i Kolegjit Penal te Gjykates se Larte ne lidhje me kete veper penale shprehet se: vepra penale e falsifikimit te dokumentave nuk kerkon i element te saj vetem qellimin e fitimit, por mjafton qe te pasqyrohen ne to te dhena te paverteta.
Vepra penale e falsifikimit te dokumentave kryhet ne rrethana cilsuese:
a) bashkepunim
b) kur kryhet me shume se nje here.
c) kur falsifikimi ka sjell pasoja te renda, rastet kur falsifikimi eshte bere me shumice.
Subjekt i vepres penale, eshte cdo person qe ka mbushur moshen per pergjegjesi penale dhe eshte i pergjegjshem, i cili falsifikon dokumentin.
Nga ana subjektive, vepra penale e falsifikimit te dokumentave apo perdorimit te dokumentave te falsifikuara kryhet vetem me dashje direkte, do të thotë se i pandehuri me dashje bën ndryshime të pjesshme ose falsifikon tërësisht të dhënat në dokument, ose e përdor dokumentin e falsifikuar duke e ditur që ai dokument është i tille.
2. Nga ana tjetër Kodi Penal në nenin 248, parashikon se:
Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.
Që të jemi përpara rastit të konsumimit të një vepre penale, duhen analizuar këto elemente të figurës së veprës penale: objekti, ana objektive, subjekti, ana subjektive. Që të konkludohet se të një subjekt ka konsumuar veprën penale “Shperdorimi i detyres” duhet që të evidentohet pikë së pari ekzistenca e të gjithë elementëve të kësaj figure vepre penale, në veprimet e tij. Ashtu siç trajtohen në teorinë e së drejtës penale materiale, elementët e veprës penale janë katër, objekti, ana objektive, subjekti dhe ana subjektive, të cilët duhet të bashkëekzistojnë njëkohësisht në mënyrë që një person të merret në përgjegjësi penale.
Referuar nenit 248 te K. Penal,ligjvenesi ka parashikuar mbrojtje te posaçme per marrdheniet juridike te vendosura nga shteti me ligj apo me akte nenligjore per te siguruar veprimtarine normale te aparatit shteteror si dhe mbrojtjen e te drejtave dhe interesave te ligjeshme te shtetasve ose shtetit;cenimi i te cilave passjell pergjegjesi penale. Nga interpretimi i dispozites se mesiperme arrijme ne perfundimin se legjislatori, marredheniet qe kane te bejne me permbushjen e rregullt zbatimin e ligjeve, si dhe per mbrojtjen e te drejtave dhe interesave te ligjshme te shtetasve, i ka cilesuar si marredhenie juridike te rendesishme, te cilat mbrohen posaçerisht nga legjislacioni penal.
1. Objekt i veprës penale, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, janë mbrojtja e marrëdhënieve juridike të parashikuara me ligj ose ne aktet nenligjore per te siguruar veprimtarine normale te aparatit shteteror, si dhe mbrojtjen dhe interesat e ligjshme te shtetasve ose te shtetit, te mbrojtura posacerisht nga legjislacioni penal nga veprimet ose mosveprimet kriminale.
2. Nga ana objektive, krimi i shperdorimit te detyres kryhet me veprime aktive te kundraligjshme ose moskryerjen e veprimeve qe perben mospermbushje te rregullt te detyres. Per krimin e shperdorimit te detyres eshte element i domosdoshem i anes objektive eshte konstatimi i lidhjes shkakesore te drejteperdrejte midis veprimit dhe mosveprimit te kundraligjshem, mospermbushje e rregullt e detyres dhe demtimit te interesave te ligjshme te shtetit, shtetasve dhe te personave te tjere juridik.
Duke ju referuar interpretimit literal te dispozites dhe praktikes gjyqesore, elementet objektive te kesaj vepre penale jane:
a) Kryerja ose moskryerja e veprimeve ne kundershtim me ligjin,
b) veprimet ose mosveprimet perbejne mospermbushje te rregullt te detyre,
c) veprimet ose mosveprimet kryhen nga nje person qe ushtron fuknksione publike,
d) veprimet ose mosveprimet i kane sjelle personit ose personave te tjere perfitime materiale ose jomateriale ose kane demtuar interesat e ligjshme te shtetit, te shtetasve dhe te personave juridike,
3. Subjekt i kesaj vepre penale, mund te jete subjekt i posacem, cdo punonjes i ngarkuar me funksion publik. Referuar ligjit te sportit, sporti ne Republiken e Shqiperise eshte nje veprimtari me interes publik ne Republiken e Shqiperise dhe shteti e ka deleguar kete funksion publik tek Federatat Sportive (neni 7 dhe neni 17 i ligjit nr.79/2017 “Per Sportin ne Republiken e Shqiperise”).
4. Nga ana subjektive, vepra penale e shpërdorimit te detyrës kryhet kurdoherë me dashje te drejtpërdrejte ose te tërthortë ndaj veprimeve ose mosveprimeve dhe me pakujdesi ndaj pasojave te ardhura.
Për sa parashtruam si më sipër, vërtetohet qartësisht se me veprimet e ndërmarra nga shtetasi Ardian Haçi, me detyrëSekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, janë konsumuar elementët e figurave të veprave penale të sipërcituara dhe ky shtetas duhet të ngarkohet me përgjegjësi penale. Këtij kallëzimi do i bashkëngjisimedhe provat mbështetëse te cilat do te vërtetojnëpretendimet e bazuara, ne cilësinë e palës kallëzuese.
Për sa me sipër, i kërkojmë Prokurorisë pranëGjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane, regjistrimin e procedimit penal për veprën penale“Falsifikimi i dokumentave”, “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 186, 186/adhe 248 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Ilir Shulku me detyre Sekretar i Përgjithshëm i FederatësShqiptare te Futbollit dhe Ardian Haçi me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë.
Kallzues
Erion VELIAJ
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/