Basha gjen një mënyrë se si ta heqë Ramën si kryeministër!

Basha gjen një mënyrë se si ta heqë Ramën si kryeministër!

62
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po kërkon që të largojë Edi Ramën si kryeministër jo me zgjedhje apo protesta por me ligj. Në një takim me të rinjtë e PD, siç thotë ai, ka propozuar që një kryeministër mos të bëjë më shumë se dy mandate.

Po ashtu Basha ka propozuar 22 vite burg për çdo politikan që shpallet fajtor për manipulime në zgjedhje ndërsa saktësoi se dy propozimet e tij për politikën në Shqipëri vijntë nga modeli qeverisës amerikan dhe italian.

SHBA u thotë jo më shumë se dy mandate, dhe këtë kam propozuar edhe unë. Vetëm vendosja e rregullave të tilla do na mundësojë të kalojmë nga fjalët te veprat dhe ne e kemi plan. Nëse disa prej tyre do ishte bërë realitet nuk do ishte bërë masakra zgjedhore. E kërkojnë për të gjithë vetëm për veten e tyre nuk e pranojnë. Sot në politikë janë shumë ata që nuk përfaqësojnë interesat e njerëzve, që nuk justifikojnë pasurinë dhe që kanë ardhur si vullnet i interesave të botës së nëndheshme. Dy mandate për kryeministrin, dhe pas kësaj të ketë një qarkullim. Mund të jetë e njëjta parti, mund të mos jetë, s’ka rëndësi. Pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute, kufizimi i mandateve dhe vetingut në politikë janë instrumente për ta pastruar politikën dhe për ta bërë atë më llogaridhënëse. Themeli janë zgjedhjet, është vota. Ndaj kemi propozuar që sanksionet për shkatërrimin e zgjedhjeve në Shqipëri të bëhen aq të forta sa në Itali. Nëse një politikan kapet duke blerë vota dënohet deri në 21 a 22 vjet burg. Pse dënim kaq i rëndë sepse vret shpresën. Një politikë që kap pushtetin me mjete të tilla nuk ka fytyrë njerëzore, sado bukur të aktrojë, recitojë apo të ngërdheshet”, deklaroi Basha në takimin e sotëm me anëtarë të FRPD në Tiranë. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY