Policia e Durrësit parandalon vjedhjen në një argjendari në Durrës, vihet në pranga 35-vjeçari.
Shërbimet e Policisë morën informacion se një shtetas po tentonte të vidhte në një argjendari në bulevardin “Dyrrah”, nën kërcënimin e një thike.
Menjëherë pas informacionit të marrë është organizuar puna dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, u bë e mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasit L. B., 35 vjeç, banues në Kavajë, i cili nëpërmjet kërcënimit me një armë të ftohtë (thikë), ka tentuar të vjedhë bizhuteri të ndryshme në argjendari.
Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e ftohtë ( thikë) e përdorur nga autori.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/