Ministrja për Punët e Jashtme Olta Xhaçka sëbashku me ministren e shtetit për sipërmarrjen Edona Bilali do të jenë në krye të fushatës për zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Shkodrës.
Xhaçka ka qenë në qytetin e Shkodrës këtë fundjavë ku është takuar me strukturat e PS.
“E dimë që koha është e shkurtër dhe nuk na favorizon, por duhet të jemi në terren të gjithë për të dhënë maksimumin tonë. Të dalim derë me derë, kjo është fushata jonë, të prezantojmë vizionin tonë për drejtimin e bashkisë së Shkodrës. Duhet të shfrytëzojmë situatën që po kalon kundërshtari ynë politik dhe çdo gjë tjetër që është në favorin tonë për t’i fituar këto zgjedhje”, – mësohet të ketë thënë Xhaçka gjatë takimit me strukturat drejtuese të PS Shkodër.
Jozyrtarisht punët e PS në Shkodër janë drejtuar nga Tom Doshi dhe njerëzit e partisë së tij. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/