Qeveria përgjegjëse për rritjen e çmimeve. Jorida Tabaku kërkon dëgjesë me Ministrinë...

Qeveria përgjegjëse për rritjen e çmimeve. Jorida Tabaku kërkon dëgjesë me Ministrinë e Financave

73
0
Shares

Deputetja Jorida Tabaku ngirit në komisionin e ekonomisë një nga shqetësimet kryesire të qytetarëve, rritjen e çmimeve. Ajo tha se rritja e çmimeve dhe e inflacionit po varfërojnë më shumë njerëzit dhe se përgjegjëse kryesore është qeveria me politikat e saj të gabuara.

Jorida Tabaku solli si shembull taksat e rritura ketë vit për fermerët. “Rritja e taksave për fermerët në fund të 2021 ka sjellë dhe rritjen e çmimeve të produkteve bujqësore!

Sot fermerët janë duke dështuar dhe duke hedhur produktin e tyre sepse rritja e taksave po ndikon drejtë për drejtë në punën e tyre!”

Nënkryetarja e PD kërkoi një dëgjesë me Ministrinë e Financave për situatën e rritjes së çmimeve dhe efektin e politikave fiskale tek qytetarët, të cilat ndjojnë në varfërimin e mëtejshëm. Së fundi, llogaritet se 51% e popullsisë në Shqipëri është në rrezik varfërie dhe përjashtimi social.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY