Policia e Durrësit ka konfirmuar se shpërthimi me eksploziv ka ndodhur në shtëpinë e kreut të FSHF, Armando Duka. Kamerat kanë filmuar një person me kapuç që ka vendosur tritolin. Ndërkohë Duka nuk ka qënë në shtëpi ndërsa e shoqja dhe i biri besohet se ishin brenda.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 24.01.2022, rreth orës 22:10, në lagjen nr. 4, Durrës, para portës së shtetasit A. D. dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale në portën e jashtme të banesës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/