Dëshmia e Fetah Marrës: “Nuk më dha pagesën e cjapëve që mbarsën...

Dëshmia e Fetah Marrës: “Nuk më dha pagesën e cjapëve që mbarsën dhitë e Fatmes”

316
0
Shares

Fetah Marra ka shpjeguar me detaje rreth vrasjes së Fatme Sulit. Askush nuk do ta kishte menduar se sherri nisi për nkë borxh për cjepët e Fetahut që kishin perçitë 12 dhitë e Fatimes.

Sipas Marrës, i gjithë fshati i mbarështonte tufat e dhive me 3 cjapet e tij të racës dhe për çdo mbarështim i paguanin atij 5 000 lekë (të vjetra).

Fatimeja më kishte 60 000 mijë lekë (të vjetra) nga mbarështimi i tufës së saj dhe unë shkova për t’ja kërkuar. Kur shkova atje e pashë shumë afër duke biseduar me një bari tjetër, Izetin, dhe u largova. U ktheva përsëri 1-orë më vonë, isha i pirë dhe pasi e pashë vetëm iu afrova dhe i kërkova lekët. Ajo filloi të bërtiste e të më gjuante me gurë dhe unë e kapa nga prapa në fyt dhe e shtrëngova. Pas disa sekondash ajo ra në tokë pa ndjenja. E shkunda disa herë dhe kur e pashë që nuk po merrte frymë e kuptova që kishte vdekur. Nga frika se mos me zbulonin, e tërhoqa zvarrë disa metra për ta hedhur në një kanal në afërsi të serave të saj dhe e mbulova mirë me gjethe e rrozga, duke shpresuar që do ta gjenin me vonesë dhe nuk do më fajësonin mua. U largova me vrap mes për mes tokave dhe shkova në shtëpi, kur më doli pija dhe po kujtohesha as vetë nuk e besova që e gjithë kjo kishte ndodhur me të vërtetë deri në momentin që erdhi policia dhe më morën me furgon”-, mësohet se ka thënë në dëshminë e tij në polici vrasësi Fetah Marra raporton “News 24”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY