Selia e PD: “6 marsi nuk është një test për PD. ...

Selia e PD: “6 marsi nuk është një test për PD. Zgjedhjet janë me kushtet e 25 prillit”

62
0
Shares

Deputeti Gazment Bardhi i ftuar në emisionin “Drejt”, me Luan Ramën tha se 6 marsi nuk është një test për PD. Zgjedhjet janë me kushtet e 25 prillit, tha ai. Por Bardhi nuk tha se do ti bojkotojnë ato sic vendosën më 2019 por la të kuptohej po ashtu se nuk kishte ndonjë impenjim nga selia e PD.

Pyetje: A është 6 marsi një test për PD në një situatë problematike, ku ajo po kalon?

Gazment Bardhi: Ne jemi në një monent transformimi. Në një monent të veshtirë, në një krizë të brendshme tonën. Nuk do t’i quaja zgjedhjet e 6 marsit test për PD, edhe për faktin se ato vijnë pa mbushur vitin nga masakra e 25 prillit. Nuk është marrë asnjë masë ligjore për atë që ka ndodhur në 25 prill, nuk ka nisur puna për reformën zgjedhore, shkojmë me të njëjtat kushte si në 25 prill. Shtuar kesaj edhe koha e pamjaftueshme për fushatën, i bën zgjedhjet e 6 marsit jo një test për PD, por zgjedhje të pjesshme vendore normale për këtë vit të mandatit qe ka mbetur në bashkitë ku është krijuar. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY