Audiopërgjimi i Veliajt: Po nuk pate b*le, do ikësh edhe ti. Do...

Audiopërgjimi i Veliajt: Po nuk pate b*le, do ikësh edhe ti. Do ta bëjmë shurrën mu në shtëpinë tate!

109
0
Shares

Audiopërgjimi i Veliajt në takim me shoqatën Tirana, pjesë e betejës së tij për të trukuar drejtimin e FSHF. Marrë nga fax tv.

Audiopërgjimi: Ky takim është takimi që bën çdo skuadër te dhoma e zhveshjes, o dalim me mentalitet fitues, ose na marrin përpara.

Jemi në këtë sallë 40 vota nga 54 apo 56 që janë nesër, jemi 40 burra këtu, unë me këtë sallë fitoj Tiranën dhe gjithë Shqipërinë, unë e kam marrë përsipër dhe i kam dalë përballë.

I bie që të jemi dele, Enver Hoxhës i ramë në qafë, mandati i 6? Saliu 3 mandate, seriozisht? Jemi dele, ai merr 2 milionë dhe ne na gënjen me 250 mijë lekë.

Kur na është dhënë mundësia me bashkëpunu e kemi bërë. Harxhuam dy milionë euro për fushën te Lapraka, ne i kemi këto mundësi, nuk ia jap dot lekët e taksave një hajduti, sma bën zemra mo llah.

Kush më ka provuar në këtë qytet e di punët e mira që janë bërë, i vetmi ishulll që ka mbetur komplet pa vënë dorë është futbolli. Edhe ju jeni familjarë, keni një dhomë ku ju nuk futeni?

Nuk ka asnjë problem, prapë jemi 40 burra, kjo është shumë kollaj pas 20 vitesh, nëse ky grup nuk e bën punën mirë, atëherë e rrëzojmë, kushdo që vjen pas, ne e dimë që këta nuk janë të paprekshën.

Kjo duhet të jetë mësim për çdo tjetër, ligji e thotë që dhe për Lali Erin, që letrat higjenike duhet me faturë, nuk ke nga e luan b*thën? Çfarë qenka ky ishull i pavarur, po nuk pate bole… do ikësh dhe ti.

Djali im është 3-vjeç, ditë e dielë sot, unë kam plot punë, mos me e zgjidh një banalitet. Nuk është se i kemi inat ata, por kemi njëlloj idealizmi, njëlloj besimi. (Përmend bizneset e familjes Duka). Po prit mo burrë, si mund ti ketë një familje të gjitha? Pse të bëhemi ne lupsa të futbollit, ne jemi zot, jemi zot.

Sot jam bo me mastër, sot dy javë më janë hapur sytë me këtë punë. Ky i zgjedh vetë zgjedhësit. Ne nuk shkojmë si cjapi te kasapi, për dy javë mu hapën sytë, i thashë unë, se nëse ai prej Tiranën nesër me 40 çunat e mi! I thashë atij, i thuaj shefit tat, o të iki vetë, ose ne nuk do të ndalemi, do të shkojmë qytet më qytet.

Unë e kam ndarë mendjen, më jepni një dorë nesër që ti hedhim tuç ata.

Ne pasi të fitojmë nesër prapë do të jemi rivalë, janë beteja të këndshme për ti pasur, secili do shkuadrën e vetë përpara, ne duam luftën me këta, betejat e vogla i kemi më kollaj.

Po mirë mor Sul që qesh me mu. Si ka mundësi që ju ka marrë dinjtetin, burrërinë. Si mund të presë robi k… e të sillet si rrotë k… ndërkohë që është njeri i futbollit ka luajtur gjithë jetën futboll. Ne nuk jemi kurva që fshihemi. Ne jemi burra. E 40 burra do shkojmë aty për ti bërë shurrën.

Ndeshja është në 3, siç jeni 100 burra këtu, 40 votuesve të tjerë, që janë anëtarë të shoqatave ose menaxherë, do takohemi te parku olimpik, te ndërtesa ngjit….. siç erdhëm sot me burrni, që i pa televizioni vetë, bashkë me atë Ylli Pasmaçiun, se tek Ylli do përfundojë kjo histori, do bëhen dy shokë, më mirë të na shohin të gjithë bashkë dhe të themi, po mo po, ne nuk jemi kurva që të fshihemi, jemi burra dhe 40 burra do shkojmë aty dhe do themi këto janë votat tona.

Hape derën dhe do ta bëjmë shurrën mu në shtëpinë tate, që të kuptosh që këtu je tall boll dhe po ta bëjmë këtë lojë, dhe po të dalim nga kjo dhomë e zhveshjes në atë fushë, me këtë mentalitet, ne do fitojmë. Jeni dakord?.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY