Trafikoi drejt Çekisë narkotikë, i sekuestrohen pasuritë lushnjarit

Trafikoi drejt Çekisë narkotikë, i sekuestrohen pasuritë lushnjarit

52
0
Shares

Ka kryer trafik narkotikesh në drejtim të Çekisë, lushnjarit iu sekuestruan një numër pasurish në disa zona të vendit.

Prokuroria e Lushnjës ka marrë vendim në lidhje me sekuestrimin e një vile në Dhërmi dhe dy apartamenteve në Tiranë.

Detajet:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë në bazë të ligjit 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, ka regjistruar dhe po kryen hetime për procedimin pasuror penal nr.01, datë 14.01.2022, që bën fjalë për pasuritë në zotërim të shtetasit E.S., i hetuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” në Republikën Çeke.

Në funksion të këtij procedimi pasuror, mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin nr.3 (75), datë 22.01.2022, ka vendosur: Sekuestrimin e pasurive të paluajtshme, të përshkruara më poshtë:
• Objekt 2-kt, i ndodhur në Dhërmi, në kompleksin turistik “***”, me nr.G**;
• Pasuria Nr.104/**+*-**, e llojit apartament, me sipërfaqe 56.20m2, zona kadastrale 3***, Selitë, Tiranë;
• Pasuria Nr.104/**+*-**, e llojit apartament, me sipërfaqe 74.40m2, zona kadastrale 3***, Selitë, Tiranë.

Në zbatim të vendimit gjyqësor dhe nenit 14 e vijues të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, është nxjerrë nga prokurori urdhri i ekzekutimit, i cili u është dërguar për ekzekutim/zbatim shërbimeve e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave, Tiranë, Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Bashkisë Lushnjë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY