Qëllohet për vdekje 24 vjecari shqiptar në Ekuador, media vendase publikon fotot...

Qëllohet për vdekje 24 vjecari shqiptar në Ekuador, media vendase publikon fotot e momentit dramatik

89
0
Shares

Një shqiptar 34-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në Ekuador mbrëmjen e së shtunës rreth orës 19:00 sipas orës lokale në qytetin Guayaquil.

Viktima është Ergys Dashi 33 vjeç. Ai u qëllua me armë brenda një restoranti.

Plumbat e kanë prekur 33-vjeçarin shqiptar në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme ndlrsa në vendngjarje janë gjetur 20 gëzhoja, raportojnë mediat vendase.

Në restorant mbeti e plagosur edhe një vajzë e re 26-vjeçare, e cila ishte ulur në një tavolinë tjetër pranë shqiptarit, por që nuk kishte lidhje me Dashin.

Sipas hetimeve vrasësi mbante në duar një buqetë me lule dhe shmangu stafin e restorantit që kontrollonte për pasaportën e vaksinimit, dhe u afrua pranë tavolinës së shqiptarit duke zbrazur karikatorin në drejtim të tij.

Sipas mediave vendase, hetuesit janë fokusuar në pistën e trafikut të drogës.

Mediat ekuadoriane në qytetin Guayaquil kanë publikuar pamjet e shqiptarit Ergys Dashi në vendin e vrasjes.

Në këto foto të rënda të publikuara nga shtypi ekuadorian, duket trupi i pajetë i shqiptarit të rrëzuar përtokë pasi është ekzekutuar me armë.

Dëshmitarët i thanë policisë së Ekuadorit se ishin dy persona ata që mornë pjesë në vrasje dhe më pas u larguan me motor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY