PD e selisë ka nis publikimin e një briefing ku shpjegon në anglisht vendimet e Bashës por edhe ngjarje që lidhen me PD duke trukuar realitetin, në funksion të mabjtjes me zor të partisë nga një grup personash të shkarkuar nga anëtarësia.
Ja si shkruan për shkarkimet:
‘Kryesia e PD-së pas mbledhje mbrëmjen e së hënës e deri orët e para të së martës, mori një vendim të fortë si reagim ndaj organizatorëve të trazirave të dhunshme të 8 janarit ndaj institucionit të selisë së PD. Sulmi i dhunshëm dhe i paraplanifikuar i 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike, rrezikoi jetën e anëtarëve të Kryesisë, të Grupit Parlamentar, të Këshillit Kombëtar, nga pjesëmarrësit e prtestës që u thirr si paqësore, por që ishte e përgatitur për të shkaktuar gjakderdhje mes demokratëve nga persona me precedentë penalë dhe pa asnjë lidhje me PD-në, të urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga organizatorët e protestës; pas përpjekjes për t’iu imponuar vendimmarrjes së shumicës së institucioneve partiake përmes akteve të dhunës dhe kërcënimeve për destabilizimin. Për këtë arsye vendosëm përjashtimin nga PD , dhe sipas rasteve nga funksionet në parti të organizatorëve, Sali Berishës dhe të tjerëve. Gjithashtu ftuam përfaqësuesit e tjerë të PD-së që të distancohen publikisht nga aktet e dhunës kundër PD-së dhe veprimeve që dëmtojnë interesat e partisë elektorale apo politike të PD-së”, thuhet më briefingun e selisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/