Shijak, enigmë pse policia bllokoi një impiant të kriptomonedhave në Shijak, sekuestrohen...

Shijak, enigmë pse policia bllokoi një impiant të kriptomonedhave në Shijak, sekuestrohen 210 makineri

74
0
Shares

Një kompani që prodhon kriptomonedha është bllokuar në Shijak ndërsa një punonjës i saj është ndaluar nga policia.

“Pajisjet kanë hyrë brenda territorit të vendit me doganë, paguajnë energjinë elektrike përmes kontratës me OSHEE dhe kanë numër NIPT-i”, ka deklaruar administratori i kompanisë.

Kompania ishte vendosur në një hapësire të marrë me qira në fshatin Pjesëz të Shijakut. Personat, të cilët janë nga Tirana, e kthyen ambientin në fjalë në një laborator të prodhimit të kriptomonedhave.

Gjatë aksionit të policisë u gjetën dhe u sekuestruan një numër prej 210 makinerish që prodhojnë valutat virtuale. Përmes fotove dallohen aparaturat që janë në funksion të prodhimit.

Aktualisht, bëhet me dije se është shoqëruar Ardian Çekiçi, mirëmbajtës dhe punonjës që është gjetur ne ambient gjatë operacionit.

”Nuk ka asnjë dispozitë në Kodin Penal ku parashikon ndalimin e prodhimit të BITCOIN apo kriptomonedhave të tjera. Tek ne të paktën nuk është e jashtëligjshme. Biznesi është i deklaruar edhe në QKB, ka kontratë të rregullt me OSHEE, deklarohen të ardhurat dhe të gjitha pajisjet janë importuar dhe zhdoganuar sipas dispozitave ligjore.”, thotë për Report Tv administrator Enxhi Hasani. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY