Sekuestrohen nga ‘e bardha’ dhe jeshilja në Kukës, kapen euro dhe lekë...

Sekuestrohen nga ‘e bardha’ dhe jeshilja në Kukës, kapen euro dhe lekë bashkë me BMW e shitësit

82
0
Shares

Vihet në pranga nga policia e Kukësit 31-vjeçari Samet Elezaj që ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, i cili për të ushtruar këtë veprimtari shkelte masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Sekuestrohen një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 3 aparate celulare, 1 automjet, 3380 euro dhe një sasi lekësh.

Detajet e policisë:

Në vijim të kontrolleve blic në të gjithë territorin, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Blic”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Samet Elezaj, 31 vjeç, i cili dyshohet se ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, gjatë kohës që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 3 aparate celulare, 1 automjet tip “BMW”, 3380 euro dhe një sasi lekësh.

Operacioni vijon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në organizimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY