Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka shpërthyer sot kundër qeverisë sës tij duke konstatuar se korrupsioni e ka mbytur atë në të gjitha nivelet.
Sipas tij ka një bashkëpunim mes të gjitha palëve politike me korrupsionin dhe krimin.
“Pavarësisht se duam apo nuk duam ta pranojmë, preferojmë apo nuk preferojmë ta themi me zë të lartë, ai është aty, duke na sfiduar çdo ditë, në çdo sektor dhe në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe për fat të keq, shpesh gjejmë bashkëpunimin e zi midis politikës së të gjitha krahëve, korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky është fakt, të tjerat janë veç fjalë qoftë dje, qoftë sot”, thotë Xhafaj në një shkrim të tij të publikuar në Panorama.
Në vijim ai kritikon indirekt betonizimin e vendit ndëeaa thekson se muret dbe betoni nuk e forcojnë demokracinë.
”Siç e dimë, korrupsioni, e sidomos ai i niveleve të larta, vret çdo ditë, gërryen të sotmen, humbet besimin e qytetarëve te shteti dhe institucionet e tij, dhe kryesorja, po vret shpresën e të rinjve tek e ardhmja e tyre. Ne kemi nevojë për më shumë shkolla, spitale, energji, rrugë, aeroporte, porte e shumëçka që sjell zhvillim ekonomik dhe ndryshimet e mëdha që po ndodhin në këtë aspekt janë tejet pozitive, por para së gjithash, kemi nevojë për të konsoliduar akoma më tej një shtet të fortë, për shpresë e besim te qeverisja e drejtë dhe e barabartë e tij.
Demokracitë nuk i bëjnë më të forta dhe të qëndrueshme muret dhe betoni, as individët e fortë, sado vullnetmirë të jenë ata, por shteti i së drejtës dhe institucionet e qëndrueshme që kanë si parakusht integritetin. Shqipëria është vendi ynë ku po ndërtohet e ardhmja e fëmijëve tanë, ndaj të cilëve kemi përgjegjësi politike, ligjore, morale dhe historike për të trashëguar një vend me demokraci të qëndrueshme, me shtet të së drejtës dhe institucione të përgjegjshme në zbatimin e ligjit”, deklaron Xhafaj në komentin w publikuar në gazetën Panorama.
Xhafaj u ‘shkarkua’ nga kryeministri Rama si ministër Drejtësie në nëntor 2018 pasi prangosi dy eksponentë të PS të akuzuar për korrupsion dhe krim.
Rama e vendosi atë në listën e kandidatëve për deputetë në Tiranë në vendin e 25, shumë larg renditjes fituese. Por i ndihmuar nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ai ia doli të thyente herësin me një numër të madh votash dhe të futej në Parlament. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/