Ministria e Arsimit mbyll shkollat nëntëvjecare dhe të mesme, mësohet arsyeja

Ministria e Arsimit mbyll shkollat nëntëvjecare dhe të mesme, mësohet arsyeja

89
0
Shares

Ministria e Arsimit ka vendosur mbylljen e shkollave nëntëvjecare dhe të mesme javën tjetër në përgjigje të temperaturave të ulëta që priten të ndodhin tre ditët e para të javës.

Shkollat do të mbyllen nga e hana në të mërkurë, njoftoi ministrja e Arsimit Evis Kushi.

“Sipas parashikimeve meteorologjike, në ditët në vijim priten temperatura tepër të ulëta, të cilat janë temperatura të jashtëzakonshme për një vend si i yni. Madje në disa zona do të arrijë deri në – 17 gradë celsius.

Për këtë arsye, duke qenë se prioriteti ynë absolut në çdo kohë është shëndeti dhe mirëqenia e fëmijëve tanë, kemi vendosur që shkollat të mbyllen javën e ardhshme, nga dita e hënë deri të mërkurën, dhe orët e humbura do të zëvendësohen në vijim pas një njoftimi të dytë në bashkëpunim me zyrat vendore arsimore.

Natyrisht nëse parashikimet nuk do të dalin të sakta, dhe temperaturat do të jenë më të pranueshme, ne do ta rishikojmë këtë vendim dhe do të jemi në komunikim të vazhdueshëm me ju, sepse për ne edhe procesi mësimor ka rëndësi prioritare”, thuhet në njoftimin e ministres. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY