EMRI/ILD kërkon shkarkimin e Prokurores në Dibër, hetimin e kërkoi Prokurori i...

EMRI/ILD kërkon shkarkimin e Prokurores në Dibër, hetimin e kërkoi Prokurori i Përgjithshëm

46
0
Shares

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka përfunduar hetimin disiplinor për prokurorin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, Belina Zeneli duke kërkuar shkarkimin e saj me argumentin se ka zvarritur 10 çështje gjyqësore, duke cënuar besimin te drejtësia.

Hetimi nga ILD ka nisur me kërkesën e prokurorit të Përgjithshëm për 3 prokurorë në Dibër por për dy prej tyre XH.M dhe R.K. provat ishin të pamjaftueshme për të provuar kryerjen e shkeljes disiplinore.

“Nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, në analizë të punës së Belina Zenelit në periudhën 2013-2021, provohet se:

–              Nga ana e prokurores B.Z. janë ndërmarrë veprime dhe mosveprime, që përbëjnë mospërmbushje të pajustifikuar dhe të përsëritur të funksioneve gjatë hetimit, duke sjellë zvarritje të pajustifikuara të akteve procedurale, të cilat janë të detyrueshme për zbatim nga ana e magjistratëve.

–              Si pasojë e veprimeve e mosveprimeve të magjistrates, nuk i janë dhënë zgjidhje ligjore 33  procedimeve penale, si dhe nuk është kryer asnjë veprim verifikimi në lidhje me 300 kallëzime.

–              Magjistratja ka zvarritur hetimet paraprake duke mos i kryer veprimet hetimore në kohë dhe në dinamikë për periudha të gjata kohore të gjata, tej afateve procedurale dhe pa pasur arsye ligjore.

–              Magjistratja ka kryer të njëjtën shkelje, gjatë periudhës kohore 2013 – 2021, duke bërë që shkelja të jetë vazhduese.

–              Shkeljet proceduriale të kryera nga magjistratja, provohen të jenë kryer me dashje direkte. Kjo bazuar në formimin dhe eksperiencën e gjatë si prokurore, si dhe për faktin se për këto lloj shkeljesh, ndaj saj në vitin 2014 është dhënë masa disiplinore “Vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga detyra”.

–              Veprimet e magjistrates B.Z.kanë sjellë pasoja në dhënien e drejtësisë dhe kanë cënuar imazhin e organit të akuzësduke ulur besimin e publikut tek drejtësia””, thuhet në njoftimin e ILD-së.

  1. a) Veprimet dhe mosveprimet e magjistrates Belina Zeneli përbëjnë shkelje shumë të rëndë disiplinore, që diskrediton pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë i propozon Këshillit të Lartë të Prokurorisëmasën disiplinore”Shkarkim nga detyra”, parashikuar nga neni 105, pika 1, shkronja “dh” dhe neni 111, pika 2 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe neni 148/d, pika 2, shkronja “a” e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY