“Me bllokimin e hetimit në komision dhe shkeljen e rregullores me shkurtimin e afatit të hetimit me 3 javë, PS vendosi të bëhet mburojë politike e aferës më të madhe korruptive prej 430 milionë euro të incineratorëve”, tha sot deputetja e PD Jorida Tabaku.
Deklarata dhe përgjigjet në konferencë të Jorida Tabakut:
Të nderuar gazetarë, ju falënderoj shumë për interesin që keni ardhur këtu me gjithë njoftimin e vonë.
Dua t’ju njoftoj për zhvillimet dhe diskutimet që patëm në komisionin hetimor për inceneratorët. Fatkeqësisht ditën e djeshme PS vendosi që të bëhet mburojë politike e aferës më të madhe korruptive për buxhetin e shtetit të viteve të fundit të aferës së inceneratorëve ku 430 mln euro janë dhënë në mënyrë korruptive tre kompanive që janë me një pronar dhe që janë të lidhur me zyrtarë të lartë, përfaqësues të lartë të PS, me ministra, afera e cila shkon deri tek kryeministri.
PS me votën e tyre kundër arrit të tregojë që në fakt mbështetja politike dhe mburoja politikë kundër hetimit të kësaj afere është me vullnetin e plotë politikë të qeverisë, sigurisht të kryeministrit Edi Rama.
Me gjithë përpjekjet e vazhdueshme për të patur një punë intensive në komisionin hetimor të inceneratorëve, ju keni qenë vetë prezentë, pjesa më e madhe e juaja në përpjekjet që anëtarët e PD kanë patur për të marrë informacione në bllokun e hekurt që ne kemi hasur sa herë që institucionet shtetërore të në kthejnë përgjigje, institucionet bankare të na kthejnë përgjigje dhe ajo që është më e rëndësishmja kompania koncensionare të na kthejë përgjigje.
Deputetet e PS nuk arritën dot të tejkalojnë axhendën e tyre politike dhe partiake. Me votën e tyre kundër ata treguan që afera korruptive e inceneratorëve në fakt nuk ka vetëm Lefter Kokën përgjegjës që sot është para drejtësisë, por përgjegjësit vazhdojnë akoma sot janë me pushtet. Ato u kthyen ne avokatin publik të kryeministrit që së bashku me sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë nënshkruan 17 vendime brenda ditës për t’i dhënë Mirel Mërtirit, Stela Gugallias, Klodian Zotos mbi 24 mln euro financime për koncensionarin e Elbasanit. Ashtu sikurse dokumentet që ne kemi mbledhur provojnë përveç Lefter Kokës në Elbasan, janë të përfshirë në vendimmarrje kryetari i Bashkisë z. Qazim Sejdini, z. Kryetar i Qarkut Bukurosh Stafa por njëkohësisht edhe zyrtarë të lartë të ministrisë së Financave të cilët, siç provon raporti zyrtar i KLSH-së, por edhe raporti i Minsitrisë së Financave për një koncesion i cili sipas dokumenteve të shtetit duhet të ishte 24 ,mln është 28 mln.
Pse sot në burg është vetëm Lefter Koka?
Pse përgjegjësit e tjerë sot nuk janë përpara drejtësisë?
Nga ana tjetër deputetët e Fierit të PS në komision u shndërruan në mburojë personale duke treguar që në fakt inceneratori i Fierit dhe shqetësimet që ne kemi patur për inceneraotrin e Fierit janë të vërteta.
Grupi i strukturuar kriminal, ashtu sikurse ne e kemi quajtur, në padinë që kemi çuar në SPAK, në fakt vazhdon dhe e paguan inceneratorin e Fierit.
Unë këtu së bashku me dokumentet për Elbasanin, kam edhe dokumentet për Fierin.
Çfarë tregojnë këto dokumenta?
Që pagesa që po i bëhet sot iceneratorit të Fierit ka hasur në kundërshti të Avokatit të Shtetit të PS, të KLSH, të cilët i kanë sugjeruar qeverisë shqiptare që nuk duhet të vendoset gjykata e arbitrazhit si gjykatë për zgjidhjen e çështjes mes palëve. Duhet të vendosë një gjykatë këtu në Shqipëri. Duhet që për reciprocitet për të gjitha kontratat e tjera koncensionare duhet përdorur sistemi gjyqësor këtu në Shqipëri.
Por qeveria e ka refuzuar këtë mendim profesional dhe ka vazhduar në Gjykatën e Aribtrazhit dhe përdor si justifikim Gjykatën e Arbitrazhit dhe thotë se “nuk i ndalojmë dot pagesat sepse kemi frikën se mos kjo shkon në Arbitrazh.”
Unë nuk e di se si një aferë korruptive e gjykuar në thelb korruptive, e dhënë në mënyrë korruptive, e dhënë në mënyrë korruptive mund të kenë frikën se nesër në Arbitrazh mund të kenë dëme.
KLSH ka bërë një analizë edhe për kosto -performancën për inceneratorin e Fierit. Është bërë edhe një studim fizibiliteti për koncencionarin e Fierit. Është zbuluar se sikurse kanë sugjeruar institucionet e qeverisë shqiptare, inceneratorit i Fierit nuk duhej ngritur. Sepse përveç kostos së lartë që shkon në 29 mln euro, vetë incenerimi si alternativë është 3.3 mln më i lartë; përveç tarifave të pastrimit të rritura në qytetin e Fierit, Lushnjes dhe gjithë qarkun, por njëkohësisht në bashki të tjera përrreth. Edhe këtu 3 mln të tjera humbje.
Pse kryetari i Bashkisë së Fierit sot nuk ëhstë përpara drejtësisë?
Pse nuk është përpara drejtësisë sot ministri Arben Ahmetaj, ministri Blendi Klosi?
Pse ish ministri Damian Gjiknuri nuk është nën hetim?
Pse kryetari i qarkut i Fierit përsëri nuk janë në hetim?
Dhe unë këtu po flas me dokumente zyrtare, shtetërore që kanë ardhur përpara komisionit hetimor.
Nga ana tjetër fatkeqësia më e madhe është inceneratori i Tiranës.
Deputetet e PS u bënë mburojë e aferës më të madhe, ashtu siç thotë edhe raporti i KLSH-së, me një kosto 2 herë më të lartë se ajo e fillimit, 129 mln euro është deklaruar bashkë me TVSH dhe kosto të tjera shkon 179 mln euro. Por vlera reale në buxhetin e shtetit është mbi 300 mln euro e inceneratorit të Tiranës.
Unë kam pamje filmike brenda inceneratorit të Tiranës, pamje që mi kanë sjellë punonjësit që punojnë atje. Nuk ka asnjë proces incenerimi. Nuk ka makineri. Përveç procedurave, në kundërshtim me ligjin për të tre inceneratorët që sot duhet të ishin skenë krimi, aty është thjesht një landfill i lyer me bojë.
300 mln euro janë një kosto e jashtëzakonshme për buxhetin e shtetit. Dhe kushdo që është përfshirë në vendimmarrjen e Bashkisë Tiranë, duke filluar me kryetarin Erion Veliaj, që po i njëjti raporti i KLSH-së, i cili fatkeqësisht nuk është bërë publik për të gjithë qytetarët, në kundërshtim me ligjin, kryteari i Bashkisë Tiranë ka dhënë vendimin personal për bashkinë e Tiranës, duke marrë përsipër bashki të tjera të qarkut Kavajë, Rrogozhinë, Kamëz, Vorë. Për të cilat nuk kishte mundësi vendimmarrje dhe nuk ka sesi të jetë vendimmarrje personale por duhet të ishte një vendimmarrje e Këshillit Bashkiak me shumicë të cilësuar për të kaluar procedura të tjera për shpronësimin dhe për pronën.
Për Bashkinë e Tiranës shifrat janë të jashtëzakonshme.
Pesha që zë inceneratori i Tiranës në Produktin e Përgjithshëm Bruto është pothuajse 1%. Me një peshë 1% kushdo mund të llogarisë se sa pensione mund të ishin paguar, se sa biznese të vogla mund të kishin marrë subvencione.
Dhe ndërkohë që në inceneratorin e Tiranës, megjithëse janë investuar 31% e vlerës nga ana e kompanisë, janë marrë 100% e parave.
Si ka mundësi që janë vazhduar pagesat sipas llogarive që kanë bërë ekspertët tanë, ndërkohë që për këtë incenerator pagesat duhet të ishin ndaluar menjëherë në momentin kur nuk e shoqëron me investime?!
Unë këtu përmenda vetëm faktet kryesore.
Ju siguroj që ka dosje voluminoze me gjithë rezistencën e institucioneve shtetërore, nga burime zyrtare dhe jozyrtare ne kemi arritur që të marrim informacione, që tregojnë se të njëjtin fat si të Lefter Kokës, pa pushtet sot, duhet ta kishin kryeministri, sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, tre minsitra, tre kryetarë bashkie.
Fatkeqësisht SPAK-u nuk ka dalë dot nga përgjegjësitë e tij për të hetuar të plotë këtë aferë.
Kam kërkuar që të kemi këtë komunikim sot së bashku me median për t’ju njoftuar së në ditët në vijim ne do t’i bëjmë publike çdolloj fakti që kemi marrë dhe nga ana tjetër do t’i depozitojmë këto në SPAK.
Mburojën politike që PS i dha kësaj afere dje me votën kundër, ne do të përpiqemi që ta bëjëm transparencën përmes jush, përmes punës tuaj, atyre mediave kurajoze që kanë arritur ta transmetojnë dhe që shpresoj që ta transmetojnë edhe në ditët në vijim që kushdo që është përgjegjës për këtë aferë të shkojë përpara drejtësisë.
Është fatkeqësi shumë e madhe që komisionet hetimore kanë këtë fat në Parlamentin e Shqipërisë.
Komisionet hetimore janë mënyra e vetme se si ne mund të ushtrojmë një rol mbikëqyrës në parlament.
Ne këtë legjislaturë është komisioni i dytë parlamentar që përballet me forcën e kartonëve.
Unë gjykoj që një ndryshim i ligjit për komisionet parlamentare do të jetë i nevojshëm për t’i dhënë çdo hapsirë të nevojshëm opozitës për të ushtruar funksionin e saj mbikëqyrës, por nga ana tjetër për të hetuar ato afera, që në këtë rast, e inceneratorëve, e Beçhettit që është në Gjykatë Kushtetuese, po njëkohësisht e zgjedhjeve që nuk ka betejë më të rëndësisshme se ajo e zgjedhjeve; që t’i japin mundësi opozitës që të përdorë parlamentin si instrument.
Pyetje: Znj. Tabaku, ju keni bërë padi penale në SPAK. Si palë e interesuar a keni bërë kërkesë zyrtare për informacion pranë SPAK dhe çfarë përgjigje keni marrë?
Jorida Tabaku: Në cilësinë e kryetares së komisionit hetimor kam kërkuar informacion nga SPAK dhe SPAK ka kthyer një përgjigje që “është akoma në hetim, përveç z.Lefter Koka, janë duke u hetuar edhe individë të tjerë.”
Të mos harrojmë këtu se një nga individët që ne kemi çuar përpara SPAK-ut, z.Alqi Bllako, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, sot deputet i PS, është personi që duhet të ishte përpara drejtësisë. Unë nuk e di përse nuk po procedon SPAK. Firmat e z. Bllako në të gjithë proçedurën krahas z. Lefter Koka të dhënies së koncesionit janë shumë të qarta, përgjegjësia e tij është shumë e qartë, por njëkohësisht dhe implikimi familjar për pagesën e personave të familjes së tij nga kompania e inceneratorëve, sigurisht që janë shumë të qarta.
Nuk ka kthyer një përgjigje me emra SPAK-u por thjesht ka thënë që edhe në rastin e Elbasanit janë persona të tjerë të cilët vazhdojnë të hetohen. Unë do të kisha shpresuar që edhe për çështje të ruajtjes së privatësisë në hetim, SPAK-u të kishte proceduar me të gjithë njëkohësisht dhe bashkë me z. Lefter Koka të kishn shkuar përpara drejtësisë edhe personat e tjerë.
Pyetje: Inceneratorët janë një çështje shumë e rëndësishme për PD dhe mediat aty ku kanë patur hapësirë i kanë dhënë zë fakteve në Komisionet Hetimore. Por krahas kësaj lufte duket se PD do të ketë përballë edhe një luftë tjetër shumë shpejt. Z. Meta ka adresuar datën për zgjedhjet e pjesshme. A është gati PD për këto zgjedhje, a ka filluar të mendojë për kandidatët për 6 bashkitë për kryetarë? Komisioni i Rithemelimit ka deklaruar se do të dalë me kandidatët e saj. E bën të vështirë fitoren për këtë forcë politike duke qenë se mund të ndahen votuesit?
Jorida Tabaku: Unë të falënderoj shumë për pyetjen dhe për faktin që e keni reflektuar çështjen e inceneratorëve, një nga mediat e pakta keni qenë edhe ju. Pyetjes për zgjedhjet do t’i kthej përgjigje në fund. Ka akoma shumë gjëra për inceneratorët për të diskutuar dhe unë nuk e besoj dot që interesi juaj mbaroi me kaq.
Pyetje: A keni informacion se kush ia ka kërkuar firmën Erjon Veliajt dhe a keni prova që Veliaj ka firmosur dhe për bashki të tjera si kamza dhe Vora?
Jorida Tabaku: Nuk dua të futem në shumë detaje. Nuk e di se kush mund t’i thotë z. Veliaj firmos për një aferë korruptive. Sigurisht jo PD, nuk e kemi urdhëruar ndonjëherë të firmosë. Nuk i kthej dot përgjigje kësaj pyetje se çfarë incentivash ka z. Veliaj të pëfshihet në këtë aferë korruptive, por di të them që kërkesës së Ministrisë së Mjedisit, për bashkinë Tiranë ku i bëhet një kërkesë në nivel qarku, ku i thuhet, Qarku Tirana është dakord me vazhdimin e kësaj proçedure. Në vend që të mblidhte Këshillin Bashkiak dhe në vend që të pritej përgjigja e të gjithë bashkive të Qarkut. Z. Veliaj ka kthyer një përgjigje pozitive që po, jemi dakord me këtë proçedurë, pa asnjë studim fizibiliteti, pa asnjë llogaritje, pa asnjë informacion, pa e ditur koston reale që në fakt llogaritë reale tregojnë që janë duke paguar, tashmë buxheti i shtetit një tarifë dhe nga ana tjetër qytetarët e Tiranës dhe biznenset e Tiranës, janë duke paguar për një tarifë të lartë për incenerimin 70%, u rritën pikërisht për të paguar tarifën e incenerimit. Arsyet se përse janë të përfshirë në aferë korruptive, duhet t’i zbulojë SPAK-u. Unë di që këto janë shkresat zyrtare që kanë ardhur pranë Komisionit Hetimor për Inceneratorët.
Pyetje: Zonja Tabaku, pak më herët thatë se do t’i dërgoni provat që ka siguruar Komisioni Hetimor në SPAK. Do të thotë kjo se ju keni siguruar prova të reja ndryshe nga ato që mund të disponojë SPAK-u dhe që janë dërguar edhe nga partitë e tjera politike? Dhe konkretisht, nëse ka, çfarë provash janë?
Jorida Tabaku: Unë nuk kam dijeni se çfarë provash ka SPAK dhe çfarë provash ka arritur të mbledhë SPAK-u. Di të them që kemi pasur shumë vështirësi, mbledhje pa fund për t’i dërguar informacione dhe kërkesa institucioneve dhe në shumë raste ne kemi hasur në përgjigje negative. Këtu dua të jap si shembull përgjigjet që ka dhënë konçesionari. Është e pakonceptueshme që një Komision Hetimor që ngrihet për të hetuar koncesionin, thotë se nuk të kthej ty përgigje se si kam shpenzuar unë buxhetin e shtetit. Të njëjtat të dhëna ne i kemi kërkuar edhe nga tatimet. Ka shumë informacione që ne i kemi të disponueshme. E përsëris edhe një herë nuk e di se çfarë ka SPAK. Çfarëdo që kemi unë do të ndjek atë rrugë që do të dushej të kishte ndjekur Komisioni normalisht. Rruga është e tilë. Do të prezantohej një raport i minorancës dhe një raport i mazhorancës. Raportin e minorancës ne do ta çonim në SPAK me të gjithë mbrojtjen politike që ata i dhanë aferës së inceneratorëve dhe e votuan kundër planin e hetimit dhe thirrjen e dëshmitarëve sipas periudhës që lejonte rregullorja e Kuvendit. Unë do të ndjek po të njëjtën proçedurë. Raportin që ne do të përgatisnim, informacionet e mbledhura, dosjen për secilën prej tre qyteteve do ta çojmë në SPAK si një mbështetje për vazhdimin e hetimit dhe inkurajimin që ky hetim duhet të vazhdojë.
Pyetje: Arrestimi i Lefter Kokes është cilësuar si një fitore e Partisë Demokratike, duke qenë se e keni denoncuar vazhdimisht këtë aferë korruptive.
Nga faktet dhe provat qe ju thoni se do t’i nxirrni ne vazhdim, keni dijeni nëse do arrestohen të tjerë zyrtarë?
Jorida Tabaku: Nuk më ke dëgjuar ndodnjeherë të bëj lajme të bujshme dhe të them do arrestohet (X-i) ose (Y-i), kam folur me prova dhe fakte gjithmonë dhe për të njëjtën akuzë që z. Lefter Koka është përpara drejtësisë ashtu siç përmenda më parë, duhej të ishin edhe dy ministra të tjerë, zv/ kryeministri sot, dy ministra, Z. Klosi dhe z. Damian Gjiknuri të cilët në pjesë të ndryshme të procesit kanë marrë pjesë që të paktën duhet të pyeten dhe hetohet nga SPAK-u dhe tre kryetarë bashkie. Sigurisht procesi është bërë me mbështetjen dhe vullnetin politik të kryeministrit Edi Rama, me mbështetjen dhe mburojën mediatike të tij, i ka dalë për zot sa aherë ka qenë nevoja, dhe është ekzekutuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë me përpikmëri, me procedura brenda një dite ë shkelje të ligjit, në shkelje të MSA-së, në shkelje të Kushtetutës por ajo që është më e rëndësishme edhe në shkelje të konkurencës. Këta janë persona të cilët ne kemi kallzuar në SPAK. Këta janë persona që SPAK-u duhet të hetojë, se cilin do të arrestojë nuk e them dot unë.
Pyetje: Më 10 mars Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë kërkesen e PD për çështjen Beçhetti. Do të vazhdojë PD ta ndjekë me të njëjtin zell pavarësisht vendimit të kushtetueses?
Jorida Tabaku: Jam e sigurt që Gjykata Kushtetuese ka një precedent, ndaj edhe ne e kemi çuar në Gjykatës Kushtetuese. Kuvendi nuk ka të drejtë të vendosë, të gjykojë dhe të interpretojë kërkesën e PD për ngritjen e një Komisioni Hetimor. Kuvendi ka të drejtën vetëm t’i japë OK-in, të bashkëpunojmë në kuptimin e ndryshimit të objektit të hetimit, të biem dakord se kush mund të jetë objekt i hetimit, por jo ta pengojë hetimin.
Gjykata Kushtetuese jam e sigurt që do të marrë një vendim ashtu siç është marrë herët e tjera, duke u bazuar mbi preçedencën e vendimeve të kalauar. Por, pavarësisht kësaj, ne jemi duke pritur atë vendim. Denoncimi do të vazhdojë dhe njëkohësisht, bërja publike e fakteve dhe përfshirjes së kryeministrit dhe kryetarit të Bashkisë Tiranë, fatkeqësisht janë po të njëjtët bashkëpunëtor krimi gjithmonë, faktet do të bëhen publike. Do të ishte më e mirë që kjo të bëhej në zyrat e Kuvendit, në Komisionet e Kuvendit dhe të bëhej ashtu siç i takon një Komisioni Hetimor që duhet të jetë në Kuvend.
Përsa i përket pyetjes për zgjedhjet.
Unë ju falënderoj të gjithëve për interesin që keni pasur, por që të gjithë si gazetarë të vjetër dhe gazetarë që ndiqni PD, ju e dini që PD ka kaluar një proces shumë të gjerë konsultimi përpara zgjedhjeve të 25 prillit, për zgjedhjen e kandidatëve. Përzgjedhja e kandidatëve është bërë si për ata në nivel qëndror, në zgjedhjet e përgjithshme, edhe për ata në nivel lokal. Janë prezantuar kandidatura të cilat ashtu siç e përcakton statuti dhe rregulloret e PD, përbënin një grup njerëzish për t’u përzgjedhur në zgjedhjet e ardhshme, qëndrore dhe lokale. Ata iu nënshtruan një vlerësimi të përgjithshëm, një vettingu, analize nga një Komision i cili çertifikoi këtë proçedurë me ata kandidatë. Secili kishtë të drejtë të kontestimit.
Zgjedhjet lokale të 6 marsit që ka dekretuar Presidenti, tregojnë faktin që ne e kemi thënë me vite, të degradimit të pushtetit të Edi Ramës. Të lidhjes së krimit me pushtetin e Edi Ramës, që edhe në zgjedhjet e kontestuara pa kundërshtarë siç ishin ato të 2019-ës, kërkonte që Edi Rama të bënte aleancë me krimin, dhe kemi arritur që në 61 bashki, 6 janë ose me rekorde kriminale, ose të larguar, por ne kemi informacione që janë edhe të tjerë.
Kam bindjen që PD në këto zgjedhje do të prezantohet me kandidatët më të mirë të mundshëm. Më përfaqësues të mundshëm, me integritetin më të lartë, krahas kandidaturave kriminale që kishte qeveria të cilët sot janë larguar dhe kaën lënë 6 vende bosh, dhe në fakt pjesa më e madhe duhej të ishin bosh.
Kandidatët do të shpallne shumë shpejt dhe brenda afatit të përcaktuar nga KQZ-ja dhe PD është e angazhuar që në këtë proces të krijojë një aleancë të jashtëzakonshme dhe të gjerë me të gjithë partitë aleate të koalicionit opozitar dhe aleancë me qytetarët bazuar edhe në ndryshimet e fundit që ne bëmë në Statut, për të përfshirë mendimin qytetar, shoqërinë civile, individët pa parti, në një front të gjerë opozitar që unë besoj do të jetë i denjë për t’i bërë ballë çdo palë zgjedhje me gjithë vështirësinë që këto zgjedhje, ashtu siç e kuptoni ju, kanë. E ërëndësishme është që PD do të përfaqësojë vullnetin e atyre 670 mijë shqiptarëve që e votuan pak muaj më parë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/