Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Komuniteti mysliman u përjashtua nga ceremonia, Nishani: Ata janë pronarët, pushteti s’mund të administrojë xhaminë

18/01/2022
Komuniteti mysliman u përjashtua nga ceremonia, Nishani: Ata janë pronarët, pushteti s’mund të administrojë xhaminë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish Presidenti Bujar Nishani ka reaguar ashpër sot në lidhje me shmangien nga ceremonia e inaugurimit të xhamish së Et’hem Beut e përfaqësuesve të komunitetit Mysliman Shqiptar që janë edhe pronarët e kësaj xhamie.

Drejtuesit e KSHM u shmangun nga ceremonia pasi Presidenti erdogan që bëri edhe inaugurimin e ristrukturimit të saj i konsideron ata të lidhur me organizatën Feto që në Turqi konsiderohet organizatë terroriste.

Reagimi i ish Presidentit Nishani:

Edi Rama kreu një akt skandaloz, të turpshëm dhe fyes dje, duke përjashtuar nga ceremonia në Xhaminë e Et’hem Beut në Kryeqytet, Kryetarin dhe përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Akt fyes jo vetëm ndaj të gjithë komunitetit të besimtarëve mysliman në Shqipëri por edhe ndaj të gjithë shqiptarëve, ndaj shtetit shqiptar, ndaj kodeve zakonore dhe atyre shtetërore.

Shqipëria është një shtet laik, ku feja është e ndarë nga shteti dhe politika, por ajo është ndjeshmëri dhe përkatësi e fortë e miliona njerëzve.

Objektet e besimit, xhamitë, kishat, teqetë, sinagogat, etj., nuk janë pronë e shtetit, aq më pak e qeverisë dhe për më tepër e dënueshme në të gjitha dimensionet kur përdhoset me akte politike.

Edi Rama i ka konsumuar në mënyrë të turpshme dje të gjitha dimensionet e një akti fyes, përdhosje e pushtimi, ndaj një vendi të shenjtë, jo politik dhe në pronësi të dikujt tjetër të cilët i përjashtoi e nuk i lejoi të administronin pronën e tyre në një ceremoni të rëndësishme.

Edi Rama nuk ka kurrfarë tagri e asnjë të drejtë elementare të përcaktojë se kush duhet të jetë e kush nuk duhet të jetë drejtues apo përfaqësues të komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Ai nuk ka kurrfarë mundësie apo pushteti të marrë apo administrojë pronat e një komuniteti të caktuar fetar në këtë shtet, të cilin nuk do mundet ta kthejë dot në një karikaturë, siç janë reminishencat e subkoshiencës së tij, për shtetin, shoqërinë, qeverisjen, dinjitetin, integritetin.

Minimalisht, kryeministri i këtij vendi duhet të lexojë dy faqe histori nga Kongresi i parë i atij komuniteti në vitin 1923 për të kuptuar vlerat e respektit, dinjitetit, të drejtës, integritetit dhe deryrat e seicilit prej aktorëve të kësaj shoqërie.

Një nga vlerat më të mëdha jo vetëm të aspektit paqtues shoqëror por edhe të ruajtjes së identitetit tonë kombëtarë ka qenë harmonia dhe respekti i ndërsjelltë midis komuniteteve fetare dhe i shoqërisë në raport me ato komunitete.

Ndoshta nga të pakta dimensione që i ngjit shqiptarët në majën e vlerësimit të hierarkisë botërore.

Me aktin e djeshëm në Xhaminë e Et’hem Beut, Edi Rama i ka dhënë një goditje të pabesë dhe të turpshme këtij dimensioni mbarë kombëtarë dhe një mesazh fyes e refuzimi për t’i konsideruar e respektuar besimtarët mysliman të këtij vendi.

Unë shpresoj shumë dhe uroj që besimtarët e këtij komuniteti ta injorojnë totalisht këtë akt provokator e intrigant të Edi Ramës pasi formimi i tij, morali i tij, modeli i tij, synimi i tij, kënaqësitë e përmbushjet e tij janë veç skandalet.

Vlerat e shoqërisë sonë janë të një dimensioni tjetër.

Ato mund të provokohen, lëndohen e minohen nga akte të tilla si ai i djeshmi, por kurrsesi nuk do të tjetërsohen e aq më pak të zhbëhen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026
“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026
“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.