EMRI/ Basha pajton një të dënuar për trafik droge ta mbrojnë nga...

EMRI/ Basha pajton një të dënuar për trafik droge ta mbrojnë nga demokratët

495
0
Shares

Paro Laçi është një ndër emrat e njohur nga policia, roja i radhës i Lulzim Bashës.

Ai është parë sot të përleshej me demokratët tek kafe Sofia pranë televiziont publik dhe pasdite në njësinë 7 në Tiranë, teksa këta të fundit protestonin ndaj Bashës.

Sipas denoncimit të ardhur në redaksinë e Syri-t, Paro Laçi ka goditur paraditen e sotme anëtarë të FRPD-së të cilët hodhën vezë mbi Lulzim Bashën në një takim që kishte njoftuar me herët.

Gjithashtu një tjetër denoncim ka ardhur në drejtim të Paro Laçit edhe për takimin e pasdites në Njësinë 7 në Tiranë, ku demokratët e kanë pritur sërish me protesta Lulzim Bashën.

Sipas denoncimit, Paro Laçi ka nxitur dhunë në takimin e sotëm në Njësinë 7 duke provokuar demokratët të cilët kishin dalë për të protestuar ndaj Lulzim Bashës, transmeton syri.

Paro Laçi ka qënë më herët presidenti i ekipit të Partizanit ndërkohë që është dënuar për veprën penale “pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Laçi u vu në pranga në datën 11 janar 2014. Paro Laçi është dënuar në mungesë nga Gjykata e Apelit të Milanos me 10 vjet burg në vitin 2011. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY