Lindita Nikolla mban anë në debatin brenda PD, prezanton vendimet e Bashës...

Lindita Nikolla mban anë në debatin brenda PD, prezanton vendimet e Bashës dhe fsheh vendimet e kuvendit të 11 dhjetorit

78
0
Shares

Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla u përfshi sot në debatin e brendsbëm të PD duke konsideruar propozimet e Lulzim Bashës për përjashtimet e grupit të PD edhe pse një kuvend i PD i ka heq kompetencat Bashës për vendimarrje duke e shkarkuar atë.

Nikolla ka prezantuar ndryshimet e Bashës duke filluar nga Enkelejd Alibeajt si kryetar grupi, deri te nënkryetari i ri i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj.

Deputetët e përjashtuar janë Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Edmond Spaho, Flamur Noka, Albana Vokshi, etj.

Kjo ka nxitur reagim te ashper te te perjashtuarve , te cilet e quajne te paligjshem kete perjashtim, pasi ata qe kane dorezuar ndryshimet jane te shkarkuar nga Komisioni i Rithemelimit.

Edmond Spaho: Nuk më përjashton dot mua njeri nga grupi I PD, pse? Sepse kam ardhur kur tërhiqnim me zinxhrë bustin e Leninit. Nuk më përjashton dot ai I cili futi njerëz të inkriminuar brenda selisë. Nuk ka të ardhme me këtë njeri që ka humbur katër palë zgjedhje dhe prapë hiqet si e ardhmja e shqiptarëve me një njeri që mashtron anëtarët. Por do i vijë dita mos të kujtojë se demokratët do e lënë me kaq këtë.

Tritan Shehi: Ju kryetare jeni një dijeni për ndryshimet në datën 11 dhjetor. Mos paraqisni dokumenta që bëjnë veprime staliniste, ju bëj thirrje ju mos u bëj mbështetës por anti-Kushtetuese dhe unë ju këshilloj që të verifikoni gjitha dokumentat pastaj të paraqesni Kuvendit prandaj këto dokumente janë “nul” , i kanë sjellë njerëz duke mos pasur asnjë vlerë.

Oerd Bylykbashi: Ju jeni në kundërshtim me ligjin. Zonja kryetare ne jemi deputetë të republikës së Shqipërisë dhe mandati ynë nuk e cakton grupi parlamentar. As ju dhe as ky Kuvend nuk e ndryshon grupin parlametar që është lexuar në shtator. Vetëm kur ne kemi dëshirë të largohemi vetë mund të largohemi. Përtej njoftimit që bëtë, që është i paligjshëm, sepse personat që e kanë sjellë nuk kanë funksion në PD. Rregullorja po shkon nga poshtë lart. Nuk përcakton asnjë të drejtë që i heq tagra përfaqësimi deputetëve. Ne jemi deputetë të PD-së. Cënohet demokracia dhe përfaqësia.

Kryetarja e Kuvendit Nikolla tba se unë nuk interpretoj vendimmarrjet që merrni ju.
Në fakt Nikolla ka pranuar vendimarrjen e Bashës dhe jo ato të Kuvendit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY