Si i përshkruan Zeri i Amerikës takimet e Berishës dhe Bashës këtë...

Si i përshkruan Zeri i Amerikës takimet e Berishës dhe Bashës këtë të dielë

157
0
Shares

Kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe ish Kryeministri Sali Berisha u përballën përsëri sot në distancë pas ngjarjes së dhunshme të 8 janarit përpara selisë së Partisë Demokratike në Tiranë. Ndërsa ish Kryeministri Berisha, i përjashtuar tashmë nga partia që ai themeloi 30 vite më parë, deklaroi nga mitingu në qytetin e Shkodrës nisjen e takimeve me qytetarët dhe vazhdimin e revolucionit paqësor, të nisur me foltoret e organizuara prej tij pas shpalljes non grata nga qeveria amerikane, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh nga Fieri për një aleancë qytetare me demokratët duke parë nga e ardhmja, raporton Zëri i Amerikës.

“Nga Fieri oshëtin sot mesazhi i demokratëve: “Zgjedhim të ardhmen”. Zgjedhim të ardhmen jo thjeshtë dhe vetëm për veten tonë, për partinë tonë, për familjen tonë politike, që i dha shpresë Shqipërisë në ditët e errëta të diktaturës, por zgjedhim të ardhmen për vendin tonë, për familjet tona, për Fierin, për Shqipërinë, për shqiptarët kudo që janë”.

Ndërsa ish Kryeministri Berisha u premtoi mbështetësve të tij vazhdimin e asaj, që ai vazhdon t’a quaj revolucion paqësor për rikthimin e pluralizmit politik në Shqipëri.

“Ky është një revolucion paqësor, por ky është një revolucion i pandalshëm. Demokratët me datën 8 janar nuk kërkonin asgjë tjetër, por atë që do bënte çdo polici e një vendi të lirë. Të nxirrnin nga shtëpia e tyre banditët që kishin pushtuar shtëpinë. Cili është ai qytetar, që shikon shtëpinë e tij të mbushur me banditë dhe nuk lufton për nxjerrjen e bandës nga shtëpia, sidomos kur ajo është bashkë me policinë?”

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh i vendosur për të ecur përpara dhe për të forcuar Partinë Demokratike, pas goditjeve të muajve të fundit nga foltoret e organizuara nga ish Kryeministri Berisha dhe sulmi i dhunshëm i 8 janarit ndaj selisë së kësaj partie. Zoti Basha bëri thirrje për bashkimin e demokratëve.

“Vizionin e kemi, vendosmërinë e kemi dhe na e njohin tashmë botërisht të gjithë. Le të qendrojmë të bashkuar, le t’a shtrijmë dorën tonë edhe ndaj atyre demokratëve të manipuluar, që j’a uli kokat 8 janari e t’ju themi: për të gjithë ju që u mashtruat, u manipuluat, u gënjyet, u keqpërdorët, ratë pre e mashtrimeve dhe e gënjeshtrave, ka e do të ketë gjithmonë vend në familjen tonë politike dhe luftën tonë të përbashkët për t’a çliruar Shqipërinë nga regjimi i Edi Ramës”.

Gjatë mitingut në Shkodër me mbështetësit e tij, ish Kryeministri Berisha bëri thirrje për vazhdimin e protestive që kanë qëllim, sipas tij, si rrëzimin e Bashës, ashtu edhe atë të Kryeministrit Rama.

“Se 8 janari është vetëm fillimi. Ju jap fljalën unë ju. Protestat tona nuk ndalen deri në fitoren tonë. Ata, të cilët mbështesin Edi Ramën dhe Lul Bashën për të marrë peng pluralizmin, do të dështojnë”.

Si Basha, ashtu edhe Berisha, vazhduan akuzat ndaj qeverisë dhe Kryeministrit Rama për trafiqe, korrupsion, vjedhje të votave, shkatërrimin e pluralizmit politik dhe largimin e të rinjve nga vendi. Ata premtuan vazhdimin e takimeve me mbështetësit e tyre në rrethe, duke paralajmëruar kështu thellimin e mëtejshëm të përçarjes mes demokratëve. /VOA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY