Berisha deklaron një mundësi marrëveshjeje për krizën në PD

Berisha deklaron një mundësi marrëveshjeje për krizën në PD

271
0
Shares

Ish kryeministri Sali Berisha deklaroi të premten në një intervistë për Nova Media, se zgjidhja e vetme është që Basha të njohë votën në parti dhe të futet në zgjedhje për kryetar.

Berisha tha se kuvendin e 11 dhjetorit janë dhënë mundësitë për fraksione brenda partisë.

Pyetje: Për të qetësuar këtë gjendje dhe për të luftuar Edi Ramën, do ketë ndonjë negocim mes jush dhe Bashës?

Berisha: Marrëveshja është e thjeshtë. Nuk jam unë njeri i interesit personal. Jo, ata që e mendojnë gabojnë shumë. Marrëveshja është e thjeshtë, në rast se Lulzim brava pranon votën gjithçka është e zgjidhur. Në çfarë forme? Do të ketë garë për kryetar partie.

Le të vijë të garojë, asnjë pengesë s’do të ketë. Në çfarë forme tjetër? Në statutin e 11 dhjetorit vendosëm një nen që partia pranon fraksionet. Në qoftë se ai arrin të krijojë fraksion, statuti i jep këtë të drejtë. Kjo që ju shihni është një revolucion paqësor, i vërtetë. Me këtë dua të them se në ’91-in, pas një rrethi të tërë me foltore dhe mitingje u mblodhëm dhe vendosëm t’i japim ultimatum Ramiz Alisë, ose të dalim nga qeveria.

Dolëm nga qeveria dhe ministrat mu kundërvunë në mënyrën më të fuqishme. Unë u mora me revolucionin e jo me ta. Ata nuk u shkëputën nga PD, e ne shkuam drejt një fitoreje të madhe. Ju garantoj ju që Basha e ka të hapur mundësinë e fraksionit dhe të garës, por refuzimi i Bashës nuk përbën asgjë për PD. Janë dhjetëra e qindra mijëra demokratë e njerëz të tjerë që po i bashkohen PD këtë periudhë. Kjo është dallgë, është cunam revolucion. Nuk ka të ndalur drejt fitores së tij të plotë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY