Lulzim Basha është pritur me protesta nga denokratët në Fier ndërkohë që brenda sallës ai lëshoi kundër tyre një varg akuzash ashtu si edhe Agron Kapllanaj që ka drejtuar më herët baahkinë e Mallakastrës.
Kir Basha zbriti nga makina, truprojat e tij kanë hapur një çadër, mbase me mendimin se dikush prej protestuesve mund të hidhte sende të forta drejt tij.
Kreu i PD, Lulzim Basha në takimin me demokratët në Fier tha se në datën 8 janar me dhunën e ushtruar, ish kryeministri, Sali Berisha kishte kaluar vijën e kuqe.
Basha: Në 8 janar u kalua një vijë e kuqe. Dhuna nuk është mjet i demokratëve. Nuk mund të detyrohen me dhunë demokratët. Përgjigjia jonë ka qenë dhe do jetë e fuqishme por brenda shtëpisë tonë askush nuk mund t’i mbivendoset dikujt tjetër.
Ju ftoj të gjithëve juve, dhe të gjithë demkkratëve me të cilët do takohem në vazhdim, le ta lëmë të shkuarën pas sepse kemi zgjedhur të ardhmen dhe kemi detyra të mëdha përpara. Ne duam që shumicës t’i kthejmë shpresën dhe t’i themi mos u dorëzoni për shkak të pakicës. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/