Kreu i grupit parlamentar të Bashës, Alfred Rushaj është shkarkuar sot nga posti i tij në vijim të shkarkimeve dhe përjashtimeve që ka ndërmarrë selia ndaj kushdo që nuk është besnik i mbajtësit të vulës.
Basha ka emëruar në vend të tij Enkelejd Alibeaj i cili i lirua nga detyra e nënkryetarit të Parlamentit.
Ndërkaq n/kryetar Kuvendi është propozuar Agron Gjekmarkaj, i cili pritet të jetë edhe nënkryetar i PD.
Përfitim nga përjashtimi i të tjerëve kishte edhe Duma, Çupi, Açka, por edhe Mziu, Sula, Nallbati, Metaliaj. Nuk i ka dalë emri Collakut, çfarë duket padrejtësi.
Emërime të tjera:
Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë: Grida Duma
Kryetar i Komisionit të Arsimit: Flutura Açka
Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve:Dhurata Çupi
Sekretariati për Buxhetin: Xhelal Mziu (sekretar)
Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar)
Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar)
Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar). m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/