Berisha nga Lezha, akuzë të re për Bashën: Është pas kompanisë së...

Berisha nga Lezha, akuzë të re për Bashën: Është pas kompanisë së basteve në Qipro, Rama e mbylli në Bllok

165
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot se Lulzim Basha qëndron pas kompanive të basteve në Qipro dhe theksoi se ka mbështetje nga Tirana, Beogradi dhe Prishtina. Berisha ripërsëriti qëndrimin e tij për projektin “Ballkani i Hapur”, që është kundër shqiptarëve.

“Ka sot një angazhim total të Beogradit kundër shqiptarëve. Shihni projektin “Ballkani i Hapur”, është nga Alfa te Omega një projekt kundër shqiptarëve. Shihni studiot televizive, përfaqësuesit e Beogradit në Tiranë dhe në Prishtinë se si përfaqësojnë. Dy miqtë e mi më treguan dy javë më parë, se kur ndodhi vrasja në Bllok, Edi Rama vendos ndalimin e basteve. Por të kujt ishin bastet? Ishin të Lul Bravës. Lul Brava i dërgon të dërguarin e tij special, Dushanin në Prishtinë, i tha hajde me vrap dhe më zgjidh problemin. Absolutisht. Këtë ua ka thënë Edi Rama direkt, dy personave. U thotë se në Qipro, 80 përqind pronar i kompanisë ishte Lulzim Basha me emrin e të shoqes. Pra, e kuptoni ne se ku kemi qenë ne? Se kush na ka drejtuar?”, u shpreh Berisha gjatë takimit me demokratët e Lezhës për 31 vjetorin e themelimit të degëa së PD. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY