Presidenti vë në test opozitën e përcarë, së shpejti një datë për...

Presidenti vë në test opozitën e përcarë, së shpejti një datë për zgjedhje lokale të parakohshme

137
0
Shares

Presidenti Meta tha se ka nisur procedurat për ti dhënë zgjidhje situatës së bashkive pa kryetar por me drejtuesi të deleguar.

Meta u shpreh se i ka nisur një letër KQZ për informacion në lidhje me ato bashki që kanë mungesë kryetari për arsye të ndryshme.

Presidenti tha se ai vendosur të shpallë zgjedhjet e parakohshme lokale sapo të marrë përgjigjen nga KQZ.

Ndërkohë theksoi se bëra një akt patriotik që anulova zgjedhjet e 30 qershorit 2019 duke shmangur një konflikt mes opozitës dhe qeverisë socialiste, dhe pse nuk kishte rezultat pasi qeveria refuzoi dekretin e Presidentit.

Meta tha se nuk ka nevoje për konsultim me partitë politike pasi janë zgjedhje të pjesshme.

Mbajtja e zgjedhjeve të pjesshme do të vërë në pozitë të vështirë opozitën e vecanërisht PD e cila i bie të shkojë në zgjedhje e përcarë dhe pas një valë përjashtimesh nga selia aktuale, mes paqartësive të lidershipit dhe ende pa një vendim gjykate në lidhje me kuvendin e 11 dhjetorit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY