Vihen në pranga nga policia e Tiranës 9 shtetas, 2 prej tyre të shpallur në kërkim, dhe procedohen penalisht 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin në kërkim Xh. Ç., 20 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjithashtu, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit F. M., 29 vjeç, pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Po nga këto struktura u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– E. U., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit të tij, nga punonjësit e Policisë të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shigjeta”, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit krak, dy thika dhe mjete të tjera që dyshohet se përdoren për konsumimin e lëndës narkotike;
– L. E., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga punonjësit e Policisë të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shigjeta”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– B. K., 37 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes;
– Gj. B., 33 vjeç, pasi ka përndjekur një shtetase 24 vjeçe.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. V., 32 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– P. S., 52 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin e tij në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet tjetër;
– E. M., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasit A. A., 46 vjeç, inxhinier në një firmë, dhe B. D., 49 vjeç, kontraktor i punimeve të kësaj firme, pasi në firmën ku punojnë, është rrëzuar dhe si pasojë është dëmtuar punonjësi, shtetasi M. Gj., 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasin K. B., 17 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke luajtur lojëra fati në mënyrë të paligjshme, me anë të aparatit të tij celular.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasin I. H., 32 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin B. L., 32 vjeç.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/