“Edhe Z.Escobar i thote “Jo” “Ballkanit te hapur”!

“Edhe Z.Escobar i thote “Jo” “Ballkanit te hapur”!

57
0
Shares

Ish ministri i Jashtëm Tritan Shehu ka komentuar intervistën e të deleguarit amerikan për Ballkanin, Escobar.

Në intervisten e djeshme Z.Escobar e “hedh ne ere” projektin e “Ballkanit te hapur”, megjithe nje “mbeshtetje” kontradiktore ne fjalet e tij te fillimit, ka komentuar Shehu pjesën ku Escobar shpreh pozicionin e DASH për Ballkanin e Hapur.

Shehu thotë se Escobar deklarohet kundër teksa deklaron se ka dy kushte per ta mbeshtetur:
1-Te plotesoje standartet Berlinit te vendosura nga BE, gje qe te con te pyetja:
Pse te kalohet te ky projekt i iniciuar nga Serbia (ajo e deklaron zyrtarisht kete), qofte dhe si kopje (megjithese dhe si i tille eshte shume larg origjinalit), kur kemi origjinalin, Procesin e Berlinit te iniciuar, garantuar e financuar nga Brukseli?
2-Te jete i hapur per te gjitha vendet.
Tashme eshte e qarte se ne “Ballkanin e hapur” zene vend vetem dy shtete e gjysem te Rajonit mbas renies se Zaev.
Bosnja, Mali i Zi dhe Kosova nuk e pranojne. E kunderta ndodh me projektet e Brukselit ku ulen te gjithe. Vendet e tjera antare te BE ne Rajon dhe afer si Kroacia, Greqia e Italia e kundershtojne apo shprehin nje “mungese interesi”. Kjo ndodh edhe me vende me larg, por me rol direkt ne Rajon si Gjermania, Franca e Austria.
Ndersa Brukseli dhe vendet antare te domosdoshme per rolin e involvimin e tyre, gjithmone permendin vetem projektet e BE, si procesi i Berlinit.

“Pra eshte vete Z.Escobar, qe nepermjet formulave diplomatike, megjithese dhe kontradiktore ne dukje, ne realitet e rrezon kete projekt duke vendosur me te drejte ne plan te pare Procesin e Berlinit.
Tashme nuk ka pse te humbim akoma kohe me kortezi a nen tekste per nje projekt, qe si e ka quajtur Ministri i Jashtem i Malit te Zi eshte se paku “i pa nevojshem, i pa dobishem dhe i pa duhur”, po te harojme EuroAsian e Serbisë”, deklaron Shehu. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY