Nënkryetari i bashkisë, Arbjan Mazniku konfirmon projektin e kullave te selia e...

Nënkryetari i bashkisë, Arbjan Mazniku konfirmon projektin e kullave te selia e PD

132
0
Shares

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku nuk ka mohuar ashtu si PD një ditë më parë se nuk ka projekt zhvillimi me kulla aty ku sot është selia e PD.

ka konfirmuar projektin që parashikon ngritjen e kullave shumëkatëshe te trualli ku ndodhet sot selia e Partisë Demokratike. Mazniku tha se toka ndodhet në pronësi të shtetit, ndërsa pronarët të cilëve nuk iu është kthyer prona, pretendojnë zhvillimin e kësaj zone.

Projekti ka ardhur nga pronarët pretendues të truallit. Projekti i kullave ndodhet në anën veriore të xhamisë, në drejtimin mes xhamisë dhe Parlamentit. Ndërkohë që kjo që kemi në krah është mes xhamisë dhe Bankës së Kursimeve ose BKT-ja.

Në vijim Mazniku ka shpjeguar se cila është rruga që do ndjekë bashkia në vijim.

Bashkia e Tiranës mund të japë leje vetëm në dy kushte: E para, të jepet në përputhje me planin urbanisitk. E dyta, pronarët e truallit të jenë dakord me atë lloj zhvillimi. Pronarë apo administratorë kush e menaxhon truallin në ato momente.

Nëse dikush kërkon të marrë pronësinë mbi truallin, duhet të gjejë një dakordësi me atë që është përdorues i truallit. S’mund të spekuloj. Kur është prezantuar kërkesa nga pronarët e tokës? Është i hershëm” – tha Mazniku.

Selia e PD ka shpjeguar në lidhje me një projektqë u publikua sot dhe bënte fjalë për kulla aty ku është selia e PD.

”Për të hequr vëmendjen nga dhuna që Sali Berisha dhe banda e tij ushtruan me 8 janar, ai ka shpërndarë një gënjeshtër alla Sali gjate ditës së sotme. Kjo është vetëm një gënjeshtër e re, mashtrimi i rradhës i Sali Berishës.

Sqarojmë gjithë opinionin publik se selia e Partisë Demokratike është pronë publike. Ajo është shtëpia e demokratëve, nuk është bunkeri i Sali Berishës e aq më pak hapsira e pastrimit të parave të ortakeve të tij”, thotë zyra e shtypit e selisë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY