Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj ka firmosur shkatërrimin e fushës së sportit pranë Fakultetit të Inxhinerisë në Tiranë pasi ka vendosur ndërtimin në fushë të disa pallatave deri në 11 kate.
Ky kompleks është pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe aktualisht ka 8920 m2 hapësirë ku të rinjtë mund të luajnë ose të ushtrojnë aktivitete fizike.
Sipas këtij dokumenti, kryebashkiaku Erion Veliaj ka vendosur që në të të vendosen kulla deri në 11 kate.
Në total janë 24 mijë e 700 m2 ndëtim. Ndërsa vetëm kati i parë do të jetë 2245 m2.
Sipas këtij projekti, pas pak muajsh këtu do të ketë vetëm 2300 m2 sipërfaqe të gjelbërt pasi çdo gjë tjetër do të kthehet në beton, asfalt apo dhe tulla.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/