Berisha në dëshminë e tij në Prokurori : Basha u ruajt nga...

Berisha në dëshminë e tij në Prokurori : Basha u ruajt nga shqiptarë që luftuan në Siri. Garda nuk reagoi ndaj tyre

83
0
Shares

Ish-kryeministri Berisha tha sot fill pas daljes nga prokuroria se garda kreu një krim shtetëror shumë të rëndë në protestën e 8 janarit pasi nuk reagoi kur Basha u fut në seli i rrethuar nga vrasës e trafikantë të ardhur nga Siria.

Një officer garde që ruan një personalitet dhe thotë se ai mban pranë vetes njerëz kriminelë, nuk ka asgjë politike këtu.

Mos harroni se kjo është lidhja me flagrante e zbuluar deri sot e politikës me krimin.

Persona që i përkasin organizatave terroriste, të cilët kanë qenë në Siri dhe janë kthyer janë fondamentalistë. Ky është konteksti.

Cfarë duan ata në selinë e PD, ata janë mercenarë. Ata mbronin Lulzim Bravën për të cilin nuk kishte siguri nga Garda. Qëndrimi i gardës, pranimi i vrasësve si rrethim të dytë është një krim shtetëror shumë i rëndë”, tha Berisha.

Keni paraqitur prova në Prokurori për pretendimet?

Pretendimet e mia janë të vërteta, askush nuk mi kundërshtonte dot. As vendosjen e blindave në seli, kemi qindra filmime të sulmeve. Ju e patë, tymi së pari dhe pastaj pluhuri toksik, bomba shurdhuese dhe pamja më simbolike e dy botëve, është një idealist i ri me flamurin e PD-së dhe një ghrup primitive që sulmoi me hunj dhe i çanë kokën. I patë ju këto skena?
Pse duhet të shtoj unë gjë?

Ndërsa sa i përket prezencës së njerëzve të armatosur, Berisha tha se kishin prova për ta dhe se do të dërgoheshin në prokurori por lidhur me armët, Berisha tha se Lulzim Basha i kishte nxjerrë nga dera e pasme e PD duke përdorur automjetin personal.

A deklaruat në lidhje me mercenarët e armatosur?

Pa diskutim që kjo ishte cështje e deklaratës time. PD do të dorëzojë çdo informacion që mbledh për këtë grup vrasësish. Unë FB-në e kam publik i kam publikuar aty emrat. Në momentin që një seli partie qëndronte ashtu, tregonte gjithcka se cfarë ndodh në narko-shtet.
Si ka mundësi që të njëjtat armë ë përdote policia e Edi Ramës përdorte edhe banda e Lul Bravës? Kjo ishte një shkrirje bashkëpunimi të grupit të mercenarëve me banditët me uniformë. Një pjesë e tyre janë ndaluar por armët i nxorri nga selia Lulzim Brava me mjetin e tij. Por ka dëshmi flagrante të praniësë të njerëzve të armatosur në seli. Ka foto por jo vetëm aq. Nuk ka njeri që vë në dyshim ekzistencën e këtij grupi të gjerë mercenarësh të përbërë nga vrasës dhe narko-trafikantë.

Moment tjetër që kompromenton dhe dëshmon shkrirjen e Ramës dhe Bravës në një është garda. Lulzim Brava mbrohet nga garda edhe pse nuk është më kryetar opozite.

Po në lidhje me kullat te ndertesa e PD?

Shkoni pyeteni Erion Veliajn, pronarët i kanë thënë atij se janë marrë vesh me Lulzim Bravën. Lul Brava është simbol i politikanit që nuk njeh asnjë princip. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY