Zbulohet ‘konsullata’ e Lezhës, falsifikim dokumentash për disa shtete, pagesa deri në...

Zbulohet ‘konsullata’ e Lezhës, falsifikim dokumentash për disa shtete, pagesa deri në 300 mijë euro

73
0
Shares

Finalizohet nga policia e Lezhës pas një hetimi 3-mujor, operacioni policor i koduar “Identiteti”.

Zbulohet një laborator i dyshuar për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara të identifikimit dhe një ambient ku ushtrohej aktiviteti i dyshuar i mashtrimit kompjuterik.

Vihen në pranga 4 shtetas, shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë.

Sekuestrohen dokumente dhe fotokopje dokumentesh të huaja dhe shqiptare, të dyshuara të falsifikuara, pajisje kompjuterike, laptopë dhe karta bankash të huaja.

U bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

P. M., 61 vjeç, banues në Tiranë, H. H., 34 vjeç, banues në Tiranë, A. R., 27 vjeç, banues në Tiranë dhe E. M., 21 vjeç, banues në Korçë.

Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim policor dhe punohet për kapjen e shtetasve: A. T., 52 vjeç, banues në Elbasan dhe I. M., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Detajet:

Gjatë operacionit është zbuluar një laborator që dyshohet se shërbente për prodhimin e dokumenteve të huaja të identifikimit, të dyshuara të falsifikuara, dhe një ambient ku ushtrohej aktivitetit i dyshuar i mashtrimit kompjuterik, ndaj shtetasve të huaj.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa ambiente në Lezhë, Tiranë dhe Elbasan, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: pasaporta dhe karta identiteti bullgare, karta identiteti spanjolle, pasaporta, karta identiteti dhe leje drejtimi italiane, fotokopje dokumentesh të huaja e shqiptare, pasaporta shqiptare, certifikata, 11 njësi kompjuterike, karta bankash, laptopë, USB që përmbanin të dhëna personale të disa shtetasve të huaj të mashtruar nga shtetasit e lartpërmendur, duke përfituar shumë të ndryshme monetare që variojnë nga 500-300.000 euro.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Mashtrimi kompjuterik”, “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY