Basha njësoj si Spartak Braho: Berisha tentoi të na vriste brenda selisë...

Basha njësoj si Spartak Braho: Berisha tentoi të na vriste brenda selisë së PD

53
0
Shares

Lulzim Basha konsideroi sot organizatë kriminale protestuesit para PD më 8 janar dhe ashtu si Spartak Braho ai tha se Berisha tentoi të vriste një grup drejtuesish dhe demokratësh.

Sali Berisha u soll si kreu i një organizate kriminale, antikombëtare, antiamerikane, deklaroi Basha gjatë një interviste në tv abc me gazetarin Juxhin Mustafaraj.

Lulzim Basha: Ty, mua dhe këdo tjetër në këtë botë na sjell zoti, na rrit familja jonë. Në politikë futemi me vullnetin tonë dhe një nga përpjekjet kryesore të jetës time politike është t’i çliroj shqiptarët nga mentaliteti që të solli ky dhe të hoqi ai. Sali Berisha është përjashtuar me unanimitet nga Kryesia e Partisë Demokratike ditën pasi vendosi të sillej jo si politikan, por si kreu i një organizate kriminale antikombëtare, antiamerikane dhe provoi tentativën e vrasjes të një grupi drejtuesish dhe anëtarësh të Partisë Demokratike në selinë e Partisë Demokratike pasi kishte nisur një fushatë të nxitjes së dhunës, të gjuhës së urrejtjes, të përçarjes së demokratëve për të shkatërruar Partinë Demokratike siç e paralajmëroi vetë që nëse Partia Demokratike nuk do të kthehej në bunker për hallin e tij personal, ai do ta shkatërronte, nuk e meritonte të ekzistonte.

Në vijim gazetari e pyeti Bashën për legjimitetin e diskutueshëm, ndërsa Basha tha se demokratët nuk kanë pretendime ndaj legjitimitetit tim. Ai tha se nuk do ketë zgjedhje për kryetar.

Lulzim Basha: Jo nuk kanë pretendime ndaj legjitimitetit tim ata. Ata duan të zhvlerësojnë non gratën amerikane dhe prandaj i është bashkëngjitur dhe Edi Rama, ehd eIlir Meta, edhe Aqif Rakipi, edhe Tom Doshi, edhe oligarkët. Sepse non grata amerikane për korrupsion domethënës, iu varet mbi kokë si “shpata Demokleut”. I pari dhe më i shqetësuari është Edi Rama. Këta i bashkon një hall i madh, i bashkon mundësia që mund t’i vij fundi kulturës së pandëshkueshmërisë dhe duan ta asgjësojnë të vetmin formacion politik, të vetmen familje politike që është në krah të shqiptarëve, në krah të luftës kundër korrupsionit, që është shpallur interes kombëtar i shteteve të Bashkuara, nga Presidenti Biden dhe që në fakt është interes kombëtar i shqipërisë dhe i shqiptarëve. Pse? Sepse është armiku i mirëqenies së shqiptarëve. Pse s’kanë punë, pse s’kanë akses nëpër institucione? Pse nuk marrin shqrbimet e duhura? Pse i këpusin me gjoba? Sepse nuk është thjesht një shtet i korruptuar, është shteti i të korruptuarve. Duke nisur me edi Ramën dhe bandën e tij dhe duke vazhduar me të gjitha segmentet e tjera të pushtetit, por edhe të aktorëve të tjerë të tranzicionit 30-vjeçarë.

Pyetje: Pra në katër vitet e ardhshme nuk kemi zgjedhje për kryetar?

Lulzim Basha: Nuk ka lidhje kjo. Zgjedhjet për kryetar u bënë më 13 qershor. Ata që mendojnë se problemi qëndron tek vendosmëria e kryetarit të Partisë Demokratike për t’i qëndruar vendimeve të Partisë Demokratike dhe demokratëve në luftë ballore, pa kompromis me të keqen, ata janë pjesë e të keqes. Ose në rastin më të mirë, naiv. Atyre u bëj thirrje: Hapni sytë, naivëve. Kurse atyre që janë pjesë e të keqes, do na keni përballë, nuk do të na shkatërroni dot, do t’iu mundim, do t’iu çojmë aty ku e keni vendin, para drejtësisë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY