Deputeti Gazment Bardhi i cilëson gënjeshtra lajmet për kulla në truallin e selisë së PD duke akuzuar Berishën se e ka sajuar këtë mashtrim.
“Qesha pa fund me mashtrimin e sotëm të Sali Berisha. Na akuzon ne se po japim godinën e PD për ndërtim!!! Turp e faqja e zezë, deri ku shkon ligësia, mashtrimi dhe sajesat e një njëriu që ka humbur arsyen. Asnjë mashtrim i Sali Berishës nuk zhbën dot dy të vërteta: dhunën e një organizate kriminale ndaj PD në 8 Janar, dhe konfirmimin e sotëm për vendosmërinë e SHBA për të bashkëpunuar me PD për të ardhmen e Shqipërisë dhe kryqi i madh i zi që i kanë vënë Sali Berishës prej kohësh”, tha Bardhi.
Sot ka qarkulluar një projekt me disa kulla në sipërfaqen ku është vendosur PD dhe BKT.
Javët e fundit BKT është zhvendosur nga ndërtesa ndërkohë që ekspertë të zonës së projektimeve e ndërtimeve në Tiranë kanë konfirmuar ndërtimin.
Shumë demokratë e kanë lidhur blindimin e selisë së PD me interesa biznesi të Bashës dhe jo me qëndrime të tij politike. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/