Zbulohet projekti i kullave që pritet të ndërtohen në truallin ku ndodhet sot selia e PD duke shtuat këtu edhe pjesë të truallit ku aktualisht ndodhet BKT.
Projekti mban emrin 4Freedoom Park dhe parashikon ndërtimin e një kompleksi prej 3 kullash të shtrira në një sipërfaqe nga xhamia, parlamenti deri tek kisha katolike.
Parku me kulla është projektuar nga një firmë indiane e njohur në nivel global për projekte të tilla.
Synim do të jetë i fleksibilitetit në aspektin e hapësirave të banimit, shitjes me pakicë dhe zyrave, krijimi i moduleve të modifikueshme për të përmbushur pothuajse të gjitha nevojat e përdoruesve/klientëve të mundshëm dhe aksesi në hapësirat e gjelbra publike në mënyrë që të inkurajohet një integrim me pjesët e tjera të bllokut.
“Kompleksi i kullave do të ketë një hotel të klasit botëror, apartamente luksoze dhe zyra tregtare, si dhe dyqane me pakicë dhe parking të bollshëm. Për më tepër, me pamje tërhwqëse dhe të papritura, hapësira jashtëzakonisht të larmishme në natyrë, kopshte të bukura të gjelbëruara dhe zona inovative për shikimin e njerëzve, ky zhvillim arkitektonik mahnitës me përdorime të përziera jo vetëm që do të bëhet një destinacion historik në Tiranë, por gjithashtu do të shërbejë me krenari si vitrinë e botës”, theksohet në përshkrimin e projektit. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/