Ditën e sotme dolën para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë 34 personat e arrestuar në protestën e 8 janarit të thirrur nga Sali Berisha kundër kryetarit të PD-së Lulzim Basha.
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar “arrest në shtëpi” për katër nga personat e vënë në pranga pas protestës së 8 janarit në Selinë Blu. Në ambientet e gjykatës kanë mbërritur edhe anëtarë të Komisionit të Rithemelimit si Albana Vokshi, Ledina Mandija, Aldo Bumci, Klevis Balliu, Oert Bylykbashki etj.
Të arrestuarit për protestën janë ndarë në dy grupe për tu njohur me masën e sigurisë. Grupi i parë që po njihet me masën e sigurisë janë mbështetësit e Berishës, të arrestuarit jashtë godinës së PD. Mes tyre ishte edhe këngëtari Arkimed Lushaj i njohur ndryshe si “Stresi”, i cili ka qenë në protestën e 8 janarit në krah të mbështetësve të ish kryeministrit, Sali Berisha.
Pas mbarimit të 23 personave që do njihen me masat që do caktohet ndaj tyte, do futet edhe grupi i dytë prej 11 personave, mbështetas te kryetarit Basha. Mbështetësit e Berishës përpara nisjes së seancës kanë thirrur vazhdimisht “Basha ik”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/