Dy ekstradime nga Gjermania, historia e zbulimit të Florind Shabanit në vrasjen...

Dy ekstradime nga Gjermania, historia e zbulimit të Florind Shabanit në vrasjen në Elbasan

91
0
Shares

Policia e Shtetit njoftoi sot ekstradimin e dy personave nga Gjermania, Florind Shabani dhe Shpëtim Kiri.
Shabani ishte i shpallur në kërkim si një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Roland Rexhepit ose siç njihej ndryshe në Elbasan me nofkën “Doda”.

Ngjarja ndodhi në 29 korrik 2009 në lagjen Vullnetari në Elbasan, ku ish-punonjësi i antidrogës në Drejtorinë e Policisë Elbasan, mbeti i vrarë pas disa të shtënave me armë.

Rexhepi është ekzekutuar sapo ka dalë nga pallati i tij, kur i është afruar me motor “Zong-Zhung”, njëri nga autorët e krimit, Armando Llakaj, i cili ka hapur zjarr në drejtim të Rexhepit duke e lënë të vdekur në vend.

Për këtë ngjarje të rëndë u arrestuan dhe u dënuan Marjus Tafa dhe Armando Llakaj.

Ndërkohë, 12 vite nga kjo ngjarje prokuroria ka mundur të identifikojë dhe arrestojë Florind Shabanin, njërin nga bashkëpuntorët në këtë vrasje.

Identifikimi i Shabanit është kryer duke analizuar një profil AND-je që është gjendur në një kapuç dhe një bisht cigare. Ky profil ka dalë i njëjtë me atë që ka dhe Florind Shabani. Ky i fundit në momentin e zbulimit, ndodhej në një burg në Gjermani, për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Tre vite më pas në 30 dhjetor të 2011 në Elbasan është vrarë, vëllai i Roland Rexhepit, Ilir Rexhepit. Për këtë vrasje, prokuroria ka shpallur në kërkim Mihal alias Mirgen Toshin, i cili momentalisht ndodhet në një burg të Selanikut.

Njoftimi i policisë:

Vijon bashkëpunimi me homologët, për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimin e tyre.

Falë bashkëpunimit kapen në Gjermani dhe ekstradohen në Shqipëri, dy persona.

Specialistët e Interpol Tiranës bënë ekstradimin nga Gjermania drejt Shqipërisë, të shtetasit shqiptar F. Sh., 40 vjeç.

Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Gjermani, falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve policore gjermane. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në shtator të vitit 2021, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Shtetasi F. Sh., në datën 22.07.2009, në lagjen “Vullnetari” Elbasan, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. R.

Po nga Interpol Tirana është ekstraduar nga Gjermania drejt vendit tonë, shtetasi shqiptar Shpetim Kiri, 63 vjeç.

Ky shtetas ka qënë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal (ka pasur rolin e transportuesit), i cili u godit në kuadër të operacionit policor “GARANTUESIT”, zhvilluar në vitin 2018, në DVP Shkodër, ku pas dokumentimit me prova ligjore u arrestuan 9 shtetas dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë.

Këtë shtetas, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në korrik të vitit 2020, e ka dënuar me 4 vite, 2 muaj e 14 ditë burgim, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit më shumë se një herë e kyer në kuadër të grupit të strukturuar” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden/ Gjermani, u bë i mundur arrestimi i dy shtetasve të lartpërmendur dhe ekstradimi i tyre drejt vendit tonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY