Si ndodhi aksidenti në Serbi, 9 shqiptarë të plagosur, flet pasagjeri

Si ndodhi aksidenti në Serbi, 9 shqiptarë të plagosur, flet pasagjeri

57
0
Shares

Nëntë shqiptarë u lënduan pasi autobusi me të cilin udhëtonin pësoi një aksident në Serbi. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 në Kupci të Madh afër Krushevcit në Serbi.

“Kompania e udhëtimit ka nisur një autobus tjetër që t’i marrë udhëtarët që të vazhdojnë udhëtimin për në Graz. Zyrtari ynë ndërlidhës është rrugës për në spitalin e Krushevcit për t’i vizituar të lënduarit”, tha Qeveria e Kosovës.

Njëri prej udhëtarëve që ndodhej brenda autobusit të kompanisë Zhitia Turist, tha se shkak është bërë rruga pasi nuk ka qenë e pastruar nga autoritetet serbe.

Sipas tij shoferi i autobusit nuk ka asnjë faj sepse as nuk ka qenë duke ecur me shpejtësi të madhe, meqë edhe kushtet e rrugës nuk e lejonin një gjë të tillë.

Udhëtari tha se autobusi ka qenë i mbushur plot, pa asnjë vend të lirë. Sipas tij, reagimi i organeve të rendit të shtetit serb ka qenë i shpejt në intervenim dhe se gjithçka ka qenë normale.

“Pra ka ardhur një autobus tjetër për të na marrë. Jemi në afërsi të Krushevcit”, tha ai në Klan Kosova. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY